Obama thellon distancen
E ndersa debati i fundit pritet me shume kersheri anketimet tregojne se zoti Obama kryeson ndaj rivalit te tij. Nje sondazh i zhvilluar nga gazeta Nju Jork Times dhe televizioni SI BI ES tregon se senatori demokrat gezon mbeshtetjen e 53% te te anketuarve, ndersa senatori Mekein mbeshtetej nga 39 %. Nje tjeter ankete e gazetes Los Anxhelos Times dhe televizionit Blumberg, tregon se prej 1500 veteve te pyetur, 50 % mbeshtesin Obamen dhe 41 % Mekein. Ndersa gazeta Washington Post dhe televizioni ABC News tregon se mbeshtetja per zotin Obama eshte rriur ne menyre dramatike ne 4 shtete teper te rendesishme te fushates, Minesota, Kolorado, Micigan dhe Wisconsin.