Rusia refuzon bisedimet me Gjeorgjine
Bisedimet ne Gjeneve qe kishin si qellim inkurajim te stabilitetit ne rajonet e shkeputura gjeorgjiane te Osetise se Jugut dhe Abhkazise jane nderprere . Rusia beri te qarte qendrimin e saj duke refuzuar pjesemarrjen ne diskutimet mbi Gjeorgjine, nese nuk do te ishin te pranishem perfaqesuesit e autoriteteve proruse te krahinave separatiste te Abkhazise dhe te Osetise se Jugut. Bisedimet u ndermjetesuan nga OKB dhe BE, qe kane vendosur ne te njejten kohe edhe ndalim te pjesemarrjes se medias ne takim. Nje nga pikat kryesore te mosmarreveshjes ka patur te beje me nivelin e pjesemarrjes se perfaqesuesve nga Osetia e Jugut dhe Abhkazia. Rusia i ka njohur keto dy rajone si shtete te pavarura, por Gjeorgjia i sheh ato si pjese integrale te territorit te vet.