E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet paniku ne rruget e Athines

Rikthehet paniku ne rruget e Athines. Nje shperthim i fuqishem ka tronditur kryeqytetin mengjesin e sotem kur makina e nje tregtari te njohur ka shperthyer. Sipas policise helene ngjarja e rende ndodhi ne momentin kur 62 vjecari ishte duke ndezur automjetin. Megjithese forca e shpethimit te ndodhur ne lagjen Vula ishte shume e madhe tregtari nuk ka humbur jeten dhe eshte trasnportuar menjehere ne spital , ku ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Nga te dhenat e para mesohet se policia nuk ka asnje te dyshuar per sulmin. Atentate te tilla kohet e fundit jane shtuar ndjeshem ne Greqi, megjithese ne shumicen e rasteve ato kane si qellim vetem perhapjen e panikut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›