Obama uron Jahjagën për Bajram

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barack Obama, i ka dërguar telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.
“E nderuara zonja Presidente, Ramazani ishte muaji gjatë të cilit familjet dhe komuniteti u bashkuan në devotshmëri, në përkushtim dhe lutje”, thuhet nw kwtw telegram urimi tw presidentit Obama.
“Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh juve dhe qytetarëve të Kosovës dëshirat më të mira për Festën e Bajramit të Madh. Mbaj shpresë se muaji i shenjtë i Ramazanit ju ka dhënë rastin të reflektoni dhe të ndani begatitë me familjet dhe më të dashurit”.
“Juve dhe popullit tuaj ju dëshiroj paqe, shëndet dhe prosperitet në të ardhmen”, thuhet në fund të urimit të presidentit amerikan, Barack Obama.