E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama uron Muhamed Alinë për ditëlindjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka uruar bokserin e të gjitha kohërave, Muhamed Ali, për ditëlindje, e cila u ndoq nga njerëz të famshëm të botës.

“Gëzuar ditëlindjen kampion”, i ka thënë Obama Alisë përmes video-mesazhit. “Si boksier, ju keni qenë spektakolar. Ju keni tronditur botën dhe e keni frymëzuar atë. Ju po e bëni një gjë të tillë edhe pas shumë titujsh legjendarë”, ka thënë Obama.

Rreth 2,000 persona kanë ndjekur mbrëmjen gala, për të festuar ditëlindjen e Muhamed Alisë dhe për të gjeneruar miliona dollarë për “hulumtimin e tij të trurit”, një mision ky që nga familja konsiderohet tejet i rëndësishëm për luftën afro 30-vjeçare të Alisë me sëmundjen e Parkinsonit.

Muhamed Ali ka mbushur 70 vjet muajin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›