Emri i Maqedonisë, Greqia jo optimiste për vizitën e Nimiçit

Pavarësisht vizitës në rajon, të ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimiç, për zgjidhjen e konstestit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, mediat greke shkruajnë se vendasit nuk janë aspak optimistë për këtë ardhje. Të hënën, ndërmjetësi Nimiç viziton Shkupin, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Athinës, për të diskutuar lidhur me modalitetet për gjetjen e një kompromisi për tejkalimin e kontestit të emrit.
“Vizita e re e Nimiç, ndoshta, do t`i jap një impuls të ri negociatave, por vështirë është se do të zhbllokohet plotësisht klima e ftohtë që ekziston midis Athinës dhe Shkupit”, shkruan gazeta “Kathimerini”. Por, vizita e diplomatit amerikan Nimiç akoma vazhdon të jetë nën hijen e krizës së brendshme dhe trazirave që kanë shpërthyer në Greqi nga kriza financiare. “Kathimerini” shkruan më tej se linja e kuqe midis Athinës dhe Shkupit nuk le mundësi dhe hapësirë për optimizëm dhe për çdo nxitje të re për kontestin e emrit.
Në shtator të vitit të kaluar, ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç kishte deklaruar për mediat greke se nuk planifikon të jap propozim të ri për emrin, derisa sipas tij, nuk do të shihte tregues se ai propozim do të jetë pranohet.