E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama vazhdon betejën për lehtësime tatimore

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, u angazhua për zgjerimin e lehtësimeve tatimore për klasën e mesme dhe për eliminimin e lehtësimeve për amerikanët me të ardhura të larta.

Me këtë Obama insiston që ta ndryshojë temën e debatit parazgjedhor për papunësinë e madhe, që e imponoi kundër-kandidati i tij republikan, Mitt Romney.

Obama në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se lehtësimet tatimore për amerikanët e pasur në masë të madhe kanë kontribuar për deficitin buxhetor, ndërsa zgjerimi i lehtësimeve tatimore për njerëzit që pranojnë më pak se 250.000 dollarë në vit, me siguri do ta lëvizë ekonominë.

Presidenti amerikan përkundër problemeve me papunësinë, e cila arrin në 8.2 për qind dhe rikuperimin e ngadaltë ekonomik, vëmendjen e opinionit në fushatën parazgjedhore e orienton sërish drejt çështjes për tatimet, edhe pse e di se Dhoma e Përfaqësuesve, ku shumica janë republikanë, nuk do ta miratojë këtë, nëse njëkohësisht nuk ka edhe lehtësime për të pasurit.

Lehtësimet tatimore janë të vlefshme deri në fund të vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›