Obama,fushatë pro paketës së ndihmës

Presidenti i SHBA-së Barak Obama ka vazhduar fushatën për mbështetjen e paketës së tij stimuluese për ekonominë, në një shesh ndërtimi në afërsi të Washingtonit. Presidenti Obama njoftoi për planin për ndarjen e një pjese të paketës së ndihmës për infrastrukturën e Shteteve të Bashkuara. "Ne do të investojmë më shumë se 100 miliardë dollarë dhe do të krijojmë rreth 400 mijë vende pune, në rikonstruktimin e rrugëve, linjave hekurudhore, moleve tona të rrezikshme, urave dhe argjinaturave", deklaroi Barak Obama. Vizita e Presidentit amerikan në Virxhinia është vetëm njëra nga shumë ndalesat që ai do të bëjë këtë javë, në mbështetje të paketës së tij ekonomike. Ndërkohë që Kongresi i Shteteve te Bashkuara ka arritur nje marreveshje mbi nje nga versionet perfundimtare te planit stimulues te ekonomise, qe parashikon nje nderhyrje prej 789 miliarde dollaresh. Teksti i ri eshte nje unifikim i dy versioneve te votuara ne menyre te vecante nga Senati dhe Dhoma e perfaqesuesve dhe duhet te kaloje nje votim tjeter nga dy deget e Kapitol Hillit. "Ne Amerike kemi shume programe per te plotesuar dhe shume nevoja qe presin te realizohen. Nuk ka asnje minute per te humbur", tha Obama. Presidenti Barak Obama i beri serish thirrje Kongresit qe te aprovoje sa me pare planin e rimekembjes se ekonomise.