E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarët e Kosovës, thirrje kundër provokimeve në veri

Liderët kosovarë u drejtuan mesazhe serbëve të veriut që të distancohen nga politika e Beogradit dhe të ardhmen e tyre ta shohin në Kosovë. Udhëheqësit kosovarë i kanë ftuar të gjithë qytetarët, sidomos ata serbë të veriut të Kosovës, që t'i bashkohen festës së njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe të heqin dorë nga deklaratat dhe veprimet shkatërruese që nxiten nga Beogradi. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës u drejtuan mesazhe serbëve të veriut të Kosovës që të distancohen nga politika e Beogradit dhe të fillojnë që të ardhmen e tyre ta shohin në Kosovën e pavarur. Kryeministri Hashim Thaçi tha se këto ditë Kosova po përgatitet për festën e madhe të kremtimit të njëvjetorit të pavarësisë. Ai deklaroi se do të dëshironte që në këtë festë t'i shihte të gjithë pa dallim etnie. "Pavarësia e Kosovës është në interesin e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm të një etnie, prandaj ftesa ime për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, është që të bashkohen në kremtim", theksoi Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›