Obama,pritet të firmos për Guantanamon

Presidenti Baraka Obama pritet të firmosë sot një vendim për mbylljen e burgut të Guantanamos brenda vitit. Obama sipas njoftimeve nga Uashingoni, do të ndalojë edhe disa metoda abuzive të marrjes në pyetje të të dyshuarve si terroristë. Presidenti Obama ka bërë hapa për të zbatuar edhe një premtim tjetër të fushatës zgjedhore. Në ditën e parë të detyrës, ai veproi menjëherë për të vënë në jetë premtimin se administrata e re do të jetë më e hapur dhe me transparente dhe e përgjegjshme.