Kramariç:Kroacia do të mbështesë Kosovën

Kroacia ka shprehur mbështetje për Kosovën, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojë dhënia e vizave për qytetarët e Kosovës, në Prishtinë. Premtimi është bërë nga ambasadori kroat Zllatko Kramariç, gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Ambasadori kroat Zllatko Kramariq ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e shtetit të tij për ndërtimin e raporteve të mira me Kosovën, dhe ka konfirmuar gatishmërinë e presidentit kroat Stipe Mesiç, që në një të ardhme të afërt, ta vizitojë Kosovën. "Edhe ne si qytetarë të Kosovës kemi kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë. Shteti kroat është mirënjohës për këtë, siç është edhe shteti i Kosovës mirënjohës Kroacisë për mbështetjen e plotë në rrugën tonë për shtet të pavarur, sovran dhe demokratik dhe njohjen e shtetit tonë",-ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.