E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obeziteti ne rritje

Jeta sedentare dhe heqja dorë nga dieta mesdhetare ka rritur shifrat e obezitetit në 5 vitet e fundit. Mjekja kardiologe në QSUT, doktoreshë Marta Heba tha për Top News se bazuar në statistikat zyrtare të OBSH-së vendi ynë zë vendin e parë në Evropë për numrin e madh të personave obezë.

Mjekët specialistë thonë se obeziteti është një nga arsyet e vdekshmërisë prej sëmundjeve të zemrës.

Sipas kardiologut Ahmet Kamberi mënyra më e mirë është parandalimi i sëmundjes dhe kjo arrihet përmes heqjes dorë nga faktorët që shkaktojnë këtë sëmundje.

Këto deklarata u bënë gjatë Konferencës Kombetare të Kardiologëve e organizuar nga shoqata e kardiologëve shqiptarë.Në konferencë merrnin pjesë dhe mjekë kardiologë nga Kosova.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›