Obeziteti, pandemia që po prek edhe fëmijët shqiptarë
Obeziteti tek fëmijët po kalon në pandemi. Kjo është ajo çka deklarohet dje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Fëmijët obezë po shtohen çdo ditë edhe në vendin tonë. I pari studim me karakter kombëtar, tregon se në Shqipëri 4 % e fëmijëve 8-10 vjeç janë obezë, ndërsa rreth 16% e tyre janë mbi peshë. Por sa e sikletshme një kilogram më shumë në trup është aq edhe e dëmshme nga ana shëndetësore. Të dhënat mbi obezitetin në Shqipëri,
janë në nivelet minimale, krahasuar me Evropën. Nëse obezët në vendin tonë përbëjnë 4% të fëmijëve, në Europë obezë janë 4-6% e fëmijëve. Përsa i përket mbipeshës në Europë janë deri në 18% e fëmijëve.