Obiliqi i shqetesuar me ndotjen nga KEK-u
Komuna e Obiliqit ka shprehur shqetesimin me gjendjen alarmante per shkak te ndotjes nga tymtaret e Korporates Elektroenergjetike te Kosoves. Kryetari i kesaj komune Mehmet Krasniqi ka kerkuar te merren masa urgjente qe jeta e qytetareve te Obiliqit por edhe e atyre ne komunat fqinje perfshire kryeqytetin te mos rrezikohet edhe me tutje.
Ne nje konference me gazetare kryetari Krasniqi ka bere te ditur se sipas statistikave gjate tri viteve te fundit ne Qendren e Mjekesise Familjare ne Komunen e Obiliqit ka pasur mbi 40 000 vizita per semundje respiratorike dhe mbi 500 vizita per semundje malinje.
Komuna e Obiliqit apelon tek KEK-u dhe institucionet pergjegjese qe ta marrin shume seriozisht kete ceshtje dhe te marrin masa per parandalimin e kesaj katastrofe shendetesore qe ka ndikim jo vetem ne Obiliq por edhe ne komunat perreth perfshire edhe Prishtinen ne te cilen banojne nje e treta e popullates se Kosoves.
147Kjo gjendje eshte me te vertete alarmante ne kerkojme urgjentisht nga KEK-u qe te marre masa ashtu qe jeta e qytetareve te mos rrezikohet me148 ka thene kryetari i komunes se Obiliqit Mehmet Krasniqi ne konferencen e sotme per media.
Po ashtu Kuvendi Komunal ka formuar nje komision per hartimin e nje strategjie per mbrojtjen e mjedisit ne raportin Komune 150 KEK - Qeveri .Strategjia pritet te diskutohet ne mbledhjen e radhes te caktuar per mesin e muajit dhjetor.
Pervec nevojes per intervenim shume te shpejte komuna paralajmeron institucionet qendrore qe gjate procesit te koncesionimit te projektit 147Kosova e Re148 te kene kujdes te posacem ne aspektet ambientaliste.
Ne te kunderten komuna dhe qytetaret e Obiliqit do te reagojne ashper ndaj cfaredo leshimi ne aspektin ambientalist ne kuader te ketij projekti thuhet ne nje komunikate shtypi te leshuar nga Zyra e Informacionit e Komunes se Obiliqit.
Ndotja nga KEK-u eshte nje problem serioz jo vetem per Komunen e Obiliqit por per mbare Kosoven theksojne zyrtaret komunale te cilet ftojne institucionet kompetente qe urgjentisht te fillojne te marrin masa ne kete drejtim.