Ekonomia pengese per kthimin e serbeve
Procesi i kthimit te personave te zhvendosur nga Kosova ka ngecur. Gjate nje konference ne Cagllavice eshte vleresuar se arsyet ekonomike jane ato qe ndikojne ne zvarritjen e kthimit te serbeve ne Kosove.
Kushtet ekonomike ne Kosove pamundesojne kthimin e nje numri me te madh te personave te zhvendosur eshte thene sot gjate nje konference ne lidhje me rikthimin e serbeve te zhvendosur nga Kosova qe eshte mbajtur ne Cagllavice.
Perderisa siguria nuk shihet me si problem jane problemet ekonomike dhe problemet e shumta me ceshtjet pronesore qe besohet se po zvarrisin kthimin. Ish-ministri i Kthimit ne Qeverine e Kosoves Branisllav Gerbiq tha se ky proces mund te marre nje kuptim tjeter nese do te trajtohet me kujdes ne bisedimet e ardhshme teknike Kosove-Serbi.
147Kthimi eshte nje proces institucional dhe ai nuk mund te realizohet vetem ne forma individuale. Pra pergjegjesia ketu bie mbi Qeverine e Kosoves dhe ate te Serbise148 tha Gerbiq. Ish-ministri tjeter i Kthimit Sllavisha Petkoviq vleresoi se trendi i filluar i kthimit te personave te zhvendosur gjate kohes se administrimit te Kosoves nga UNMIK-u nuk eshte vazhduar edhe gjate mandatit te institucioneve te Kosoves. 147Procesi i kthimit pas 11 vjetesh po behet gati i pamundur pervec rasteve te kthimeve individuale. Kjo per shume arsye por arsyet kryesore jane ato ekonomike148 tha Petkoviq.
Kthimi i personave te zhvendosur ne disa raste ka te beje edhe me shqiptaret sidomos ata qe para vitit 1999 kane jetuar ne veri te Kosoves.
147Nuk e kemi kthyer asnje shqiptar ne veri dhe asnje serb ne jug. Por ne kemi kthyer persona te zhvendosur shqiptare ne kater fshatra ne Leposaviq komune kjo ne veri te Kosoves148 tha Petkoviq.
Ne konference ka munguar ministri aktual ne doreheqje Sasha Rashiq keshtu qe aty nuk jane publikuar rezultatet konkrete ne fushen e kthimit.
Kurse gjate konferences Sllavisha Petkoviq replikoi edhe me gazetaret shqiptare duke i cilesuar mediat ne gjuhen shqipe pergjegjese sikurse edhe institucionet dhe shoqerine kosovare per mungesen e kthimit.
Ai tha se ka pershtypjen qe shoqeria dhe politika kosovare jane te papjekura dhe ne vend se te merren me problemet ekzistuese ne Kosove merren me qendrimet e Qeverise se Serbise. Kurse festimi i 28 Nentorit sipas tij tregon se shoqeria kosovare nuk e di ende nese jeton ne Kosove apo ne Shqiperi.