E Diel, 1 Nëntor 2026

Objektet pa leje gjoba ndertuesve. Bojaxhi kerkon ndryshimin e ligjit

Te gjithe individet qe kane nderuar pa leje tashme pervec shembjes se objektit nga Inspektoriatit Ndertimor do te duhet te paguajne dhe kostot e kesaj shembjeje dhe kthimin e truallit ne gjendjen e meparshme. Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektin e Ministrise se Transportit qe i jep kompetence Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik te gjobise dhe subjektet qe ndihmojne ne ngritjen e ketyre objekteve sic jane firmat e betonit.

Individet te cilt ndertojne pa leje do te jene ata te cilet do te mbulojne koston e prishjes se objekteve te ndertuara prejt tyre. Ka elemente parandalues qe kane te bejne me hapjen e shesheve te ndertimit apo me industrine e betonit e cila eshte pjesemarrese ne ndertimin e objekteve tha drejtori i Inspektoriatit te Ndertimit Gjergji Bojaxhi.

Bojaxhi i ka quajtur te domosdoshme ndryshimet ne ligjin ekzistues ndryshe Inspektioriati e ka te pamundur te perballoje transformimin urbanistik ne Shqiperi. Fajtor per gjendjen aktuale sipas tij jane dhe Keshillat e Rregullimit te Territorit ne bashki.

Keto institucione nuk duan te marrin vendimmarrjen e cila ne shumicen e rasteve kur shkon ne raste te tilla eshte shkelje e ligjit dhe eshte per prishje por e zvarrisin e lene e neglizhojne dhe ndertimet pa leje ekzistojne akoma edhe mbas pese vjetesh edhe mbas dhjete vjetesh sepse nderi dhe miku I behet me neglizhence duke mos i kthyer pergjigje tha Bojaxhi.

Por nuk kane mbetur jashte vemendjes dhe lejet e ndertimit abuzive nga pushteti vendor. Cfare ka ndodhur sot ne praktike Ka ndodhur qe cdo strukture lokale me apo pa emer ka marre persiper te drejten qe te akordoje lejen. Kufizohet ne menyre shume te ndjeshme abuzimi me te drejten qe I japin vetes disa subjekte per te dhene leje tha kryetari i komisionit te ligjeve Ilir Rusmajli.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›