“Objektiv mbyllja e negociatave me BE-në deri në 2027-ën”, Peleshi: Grupi i PS dëshmoi se forcë janë argumentet, jo fyerjet

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njësoj si kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij e vendosi theksin te rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Objektiv, tha Peleshi, mbetet mbyllja e negociatave me BE deri në vitin 2027 ashtu siç është premtuar.
Peleshi: Jemi modeli për të ngritur standardin etik, kulturën parlamentare në nivelin e klubit ku duam të anëtarësohemi. Evropa ka qenë fokusi i sesionit të kaluar. Gjatë vitit të fundit Shqipëria shënoi rekord me ritmin më të shpejtë të avancimit drejt BE si nga pikëpamja e hapjes së negociatave ashtu edhe nga përmbushja e detyrimeve teknike dhe institucione. Në 17 nëntor përfundoi hapja e negociatave. Tani objektiv mbetet mbyllja e tyre deri në 2027 një objektiv i lehtë të thuhet por i vështirë të realizohet shumë ambicioz dhe nuk di me kë vend tjetër mund ta krahasojmë këtë ritëm të pritshëm. Ajo që na bën të ndihemi optimistë është se nuk është një datë e fiksuar nga ne, nuk është një premtim elektoral por një datë e dakordësuar me institucionet e BE-së.
Peleshi gjithashtu vlerësoi grupin parlamentar të PS-së dhe tha se ka dëshmuar se forca e vërtetë janë argumentet duke refuzuar të përfshihet në debate.
Peleshi: Ky grup parlamentar megjithëse është i ri ka treguar mencuri dhe ka dëshmuar se forca e vërtetë janë argumentet, ka refuzuar të përfshihet në debate me tone të forta. Si kryetar i Kuvendit do vijoj të kryej detyrën duke vendosur një standard. Integrimi duhet të nisë nga cdo qytetar në nivelin e klubit ku duam të anëtarësohemi. Europa ka qenë fokusi ku duam të anëtarësohemi. Pr/ligjet që lidhen me integrimin do jenë kryefjalë e këtij sesioni parlamentar. Do miratohen ndryshime në ligjin për organet e drejtësisë, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj. Kemi dy komisione të posaçme, shpresoj që puna të ecë siç është nisur me opozitën. Do synojmë të miratojmë pr/ligjin për funksionimin e Shqipërisë, do përfshijë të gjithë deputetët, presim kontribut nga secili prej jush për një ligj organik që i jep një status më dinjitoz çdo deputeti.