Objektivi i Leibovitz
Nuk e ekzagjerojmë kur themi se Eni Leibovitz është një legjendë e gjallë. Asnjë fotografe tjetër nuk ka pasur një ndikim të tillë mbi vizionin e shekullit XX. 59-vjeçarja amerikane ka realizuar një pafundësi kopertinash për revistën "Rolling Stone", përfshi atë me Xhon Lenon nudo, duke u shtriqur pranë Joko Onos. Fotoja ishte shkrepur pak orë para se muzikanti të vritej nga një adhurues i çmendur dhe u bë një prej fotove më të famshme të të gjitha kohërave. Aktualisht Eni punon për revistat "Vogue", "Vanity Fair" dhe portretizon personazhet më të famshme të botës. Edhe pse ka tre fëmijë të mrekullueshëm, Eni Leibovitz ka qenë shumë e angazhuar profesionalisht. Sapo ka inauguruar në Berlin ekspozitën "Jeta e një fotografeje" dhe pak javë më parë ka publikuar librin e saj të parë "At work" ("Në punë"). Në këtë intervistë Eni flet për fuqinë e fotografisë dhe se si vdekja e mikeshës së saj, Susan Sontag, e frymëzoi për të publikuar fotografitë e saj private.
Zonja Leibovitz, ju e keni fotografuar Amerikën për më shumë se 35 vjet. Amerika e Barak Obamës është një Amerikë që ju pëlqen?
Të gjithë ne amerikanët i urojmë punë të mbarë dhe më e rëndësishmja është që ai po përpiqet ta nxjerrë vendin nga kriza. Presidenti Bush nuk e kishte idenë se çfarë po katranoste dhe në të vërtetë as ai vetë nuk e dinte se çfarë po bënte. Nga pikëpamja ekonomike ka qenë një prej periudhave më të vështira për kombin tonë dhe shpresojmë shumë që situata të ndryshojë. Sot në Amerikë ka shumë gjëra të rëndësishme për të bërë.
Cili është sekreti i çiftit Obama? Si arritën ta bënin për vete një komb të tërë?
Çifti Obama janë të mrekullueshëm dhe kanë sjellë shumë gjallëri në shtetin tonë. Ajo që më ka prekur më shumë, është fakti se si Barak sillet me popullin e tij. Gjatë takimeve ku kam marrë pjesë, kam vënë re motivimin e tij, shpresën dhe efektin që ngjallte te njerëzit. Kam parë një ndryshim të madh te të gjithë ne. Jam e lumtur që u zgjodh President i Amerikës; do të jetë një periudhë interesante.
Çfarë keni ndier kur keni fotografuar Mishel Obamën për kopertinën e revistës "Vogue" amerikane?
Të dyja revistat për të cilat punoj, "Vanity Fair" dhe "Vogue", nuk "ngopen" kurrë me çiftin Obama, siç ndodh me revistat e tjera. Jam e sigurt se do të jetojnë në Shtëpinë e Bardhë për tetë vjet, por Ana Uintour, drejtoresha e "Vogue", dëshironte që të fotografoja Mishel Obamën sa më parë të ishte e mundur. Isha paksa ngurruese, sepse nuk ishin stabilizuar ende në Shtëpinë e Bardhë, por Mishela pranoi; mendoj se e bëri për të mbështetur modën në këto ditë të vështira për ekonominë.
Në ç‘kuptim?
Mishela është vërtet një zonjë, ajo dhe stafi i saj kanë pasur kontakt me revistën "Vogue". Dëshironte të ishte praktike dhe në një prej fotove kishte veshur rroba të një marke jo shumë të famshme, si "J.Crew", që zakonisht nuk shfaqet në revistë. Ajo që më ka pëlqyer më shumë në të gjithë këtë, është se kur u botua gazeta, Andre Leon Tallej, numri dy i revistës, fliste sesa domethënëse do të ishte të kishim në faqe të parë të "Vogue" Zonjën e Parë me ngjyrë.
Flasim për një kopertinë tjetër tuajën shumë të famshme. Si arritët ta bindnit Demi Mur të pozonte nudo për "Vanity Fair"?
I njoh prej kohësh Brus Uillis dhe Demi Mur; u kisha bërë edhe fotografitë e martesës së tyre. Demit i kisha bërë një fotografi kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e parë. Mbi barkun e saj kishte vënë duart Brusi. Ajo ishte fotoja e parë që kisha bërë me një grua shtatzënë. Kur e fotografova për kopertinën e famshme të "Vanity Fair", ajo priste fëmijën e dytë. Më kujtohet që ishim ulur në sallën e konferencave të gazetës për të diskutuar sesi ta tërhiqnim Demin. Provuam të mos e nxirrnim shtatzënë, duke bërë pak a shumë një plan, ose diçka të ngjashme. Më pas, duke qenë se i kisha bërë foto nudo kur ishte shtatzënë, propozova t‘ia bëja edhe kësaj radhe, por që mund t‘i shihte vetëm ajo. Kështu, Demi u zhvesh dhe fillova ta fotografoja. Më pas i thashë: "Demi, e imagjinon sikur këto foto të shfaqeshin në kopertinën e një reviste?" Atëherë ajo u mbulua pak dhe më pas fillova sërish ta fotografoja. Kur i solla në Nju Jork dhe ia tregova drejtorit, i telefonuam Demit për t‘i marrë leje që t‘i botonim, ose jo në revistë këto fotografi dhe përgjigjja e saj ishte shumë pozitive: "Pse jo?".
I prisnit polemikat që nxiti ajo foto? Sot është një prej kopertinave më të famshme të të gjitha kohërave...
Asnjëri prej nesh nuk e imagjinonte efektin që do të shkaktonte ajo fotografi. Në një farë mënyre e dinim që do të nxiste polemika, por jo deri në atë pikë. Ishte fantastike, sepse arritëm të kuptonim se më në fund mund të nxirrnim në revistë edhe gra shtatzëna. Natyrisht, sot kemi parë të fotografuar në të njëjtën mënyrë Britni Spirs dhe në të gjitha mënyrat duket shumë natyrale. Madje, edhe më tepër sesa duhet, nëse mendojmë për gruan që solli në jetë binjakë.
Ju keni fotografuar personat më të famshëm të botës, përfshi edhe mbretëreshën e Anglisë dhe Xhon Lenon. Pas gjithë këtyre viteve punë, çfarë bëni për ta mahnitur ende publikun?
E dua punën time dhe bëj shërbime për revista të mëdha. E ndiej peshën e përgjegjësisë dhe do ta vazhdoj profesionin tim deri sa të vdes. E bukura e punës sime private është se më ka dhënë mundësinë të shoh një aspekt tjetër të profesionit tim, që për shumë kohë nuk ishte shfaqur e me të cilin tani ndihem e plotësuar profesionalisht. Çdo ditë është ndryshe nga tjetra dhe kjo e bën punën time më emocionuese. Unë fotografoj njerëzit dhe gjithmonë duket se një pjesë e tyre nuk është konsumuar ende. Nuk është e vështirë të ma tërheqësh vëmendjen.
Ju keni thënë se nuk do ta bënit ekspozitën dhe librin "Jeta e një fotografeje", nëse mikesha juaj Susan Sontag do të ishte ende gjallë...
Është e vërtetë. Nuk do t‘i kisha nxjerrë fotografitë e mia personale nëse Susan do të ishte gjallë. Për funeralin e saj po shkruaja një libër që të lija një kujtim për të. Susan ishte një prej atyre njerëzve që i tërhiqte shumë fotografët e mëdhenj. Irving Pen, Riçard Avedon, Robert Maplethorpe, të gjithë e kishin fotografuar. Kështu, dëshiroja të bëja një libër të vogël me të gjitha fotografitë për ceremoninë e varrimit. Duke analizuar fotografitë që kisha, vura re se asnjëra prej tyre nuk më pëlqente. Isha kaq pranë saj, sa më dukej sikur nuk kisha asnjë foto që ta përfaqësonte, njëra që ta bënte të famshme në të gjithë botën. Kur fillova të kontrolloja mes gjërave të mia që të gjeja ndonjë material për të, shikoja edhe fotot e familjes. Ai ishte momenti kur kuptova se kisha një të shkuar. Në fakt, libri "Jeta e një fotografeje" ishte nisur për t‘u bërë muze në Bruklin, një muze për familjet që i adhurojnë ekspozitat. E kisha ndarë me dy pjesë, njëra me fotografi private dhe tjetra me ato profesionale. Më pas i unifikova.
Mendoni se Susan do ta aprovonte?
Susan i ka pëlqyer gjithmonë përballja, dëshironte të ishte nga ana e logjikës. Nuk do ta publikoja kurrë këtë punë, nëse do të mendohesha gjatë që Susan nuk do të ishte krenare për të.
Pse vendosët që ta çonit ekspozitën tuaj në galerinë "CO" të Berlinit?
Është e rëndësishme për mua që të jem në Berlin, sepse Susan shkonte shpesh. Për të ishte si Parisi i dytë, e adhuronte të ishte këtu dhe vinte shumë shpesh për Festivalin e Kinemasë. Susan e donte Berlinin, sepse e quante si zhdukje nga Nju Jorku dhe frymëzohej për të shkruar. Kishte një shtëpi në Sharlotenburg dhe si shumë berlinezë, frikësohej se me shembjen e Murit të Berlinit, qyteti do ta humbiste paksa izolimin e tij. E donte për historinë e tij dhe jam e sigurt se do t‘i pëlqente shumë Berlini i sotëm. Ja cila është arsyeja që e kam transferuar ekspozitën time në Berlin: për ta çuar Susanën në shtëpi.
Po për ju ç‘simbolizon Berlini?
Berlini ka qenë dhe do të mbetet kryeqyteti i Evropës. Që në kohët e hershme ka qenë qendra nevralgjike e krijimtarisë, vazhdimisht në avangardë.
Zonja Leibovitz, ju jeni një prej fotografeve më të famshme dhe më e suksesshme e kohës sonë. Çfarë do të thotë për ju fotografia?
Fillimisht jam një adhuruese e madhe e fotografisë. Koleksionoj gjithçka që lidhet me fotografinë dhe kam një sërë librash që flasin për këtë çështje. Fotografia ka plotësuar shumë çaste të vështira të jetës sime. Jam rritur me një nënë që e fotografonte gjithmonë familjen dhe kjo më ka frymëzuar. Kur frekuentoja shkollën e fotografisë së reportazhit, fillova të punoj për revistën "Rolling Stone" dhe të interesohesha për fotografitë e aktualitetit. Duke bërë kopertinat për këtë revistë, u pasionova shumë pas portreteve. Është një mjet i jashtëzakonshëm, të vë në lëvizje dhe të bën të ndryshosh. Për një vajzë të re dhe të turpshme siç isha unë, ishte një stimul që të dilja në terren. Merr aparatin fotografik dhe je pjesë e botës. Edhe pas gjithë këtyre viteve, fotografia për mua simbolizon ende magjinë.
Folët për periudhën kur keni punuar për revistën "Rolling Stone". Sa ju kanë ndihmuar vitet e para të punës për të formuar vizionin dhe stilin tuaj profesional?
Jam rritur me revistën "Rolling Stone". I kam hedhur hapat e parë në Institutin e Artit të San Franciskos. Asokohe më pëlqente fotografia e reportazhit, si ajo e Robert Franks. Në fillim kjo lloj fotografie funksiononte shumë mirë me "Rolling Stone", por kur fillova të bëja më shumë shërbime kopertinash, gjërat ndryshuan.
Në ç‘mënyrë?
Zakonisht për shërbimet e kopertinës ke takim me dikë, angazhohesh dhe bën fotografi për një orë ose dy. Kur takon personin që do ta fotografosh, ai të pyet se ç‘ke ndërmend të bësh me të, kështu që m‘u desh të mendoja më thellë. Në librin tim "Në punë" është një kapitull ku kam treguar ngjarjen mbi një shërbim për revistën "Life" kushtuar poetëve, ku shpjegohet shumë qartë sesi lindi kjo punë. Unë kisha lexuar poezitë e tyre mbi jetën e vdekjen dhe kështu fillova të mendoja sesi mund t‘i ilustroja ngjarjet e tyre me fotografinë time. Nga aty filloi gjithçka. Fillova të mendoja se nga studimet që kisha bërë, mund të ekzistonte ndonjë ide mbi të cilën duhej të bazohesha.
Televizioni dhe kinemaja janë gjithmonë më të dashura dhe më të ndjekura. Ju mendoni se ka ende vend për fotografinë?
Absolutisht po, fotografia është e gjallë, ndalon kohën dhe të jep mundësinë t‘i rishikosh gjërat. Sot gjithçka lëviz shumë shpejt, gjërat fluturojnë përpara syve tanë, prandaj të shohësh diçka që ndalon për një çast dhe të mund ta rishikosh më vonë, është shumë e rëndësishme.