E Diel, 1 Nëntor 2026

Mori të burgosurin në shtëpi dhe ngeli shtatzënë, gjykata jep vendimin për ish-gardianen

Një ish-oficere e Policisë së Burgjeve në Derbyshire të Anglisë, Sarah Barnett, u shpall fajtor për shpërdorim detyre pasi filloi një marrëdhënie të paligjshme me një të burgosur, Scott Taylor, me të cilin mbeti shtatzënë.

Ngjarja ndodhi gjatë gushtit 2023, kur Taylor ishte liruar përkohësisht brenda natës dhe qëndroi në shtëpinë e Barnett, pavarësisht se duhej të rikthehej në burg.

Barnett pranoi se ishte në dijeni të rikthimit të Taylor dhe e inkurajoi atë të qëndronte me të, duke shkelur rregullat e burgut. Pas arrestimit të Taylor, Barnett zbuloi se ishte gjashtë javë shtatzënë me fëmijën e tij.

Gjykatësi, duke parë edhe shëndetin e saj mendor, vendosi që Barnett të shmangë burgun, duke i dhënë një urdhër dy-vjeçar për ndihmë në komunitet, përfshirë pjesëmarrjen në 25 ditë aktivitet rehabilitimi, raportojnë mediat britanike. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›