E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Oborret në përdorim",Mëhilli: I hapet rrugë pronësisë së plotë

Zëdhënësja e kryeministrisë Erla Mëhilli ka shpjeguar sot vendimin e miratuar këtë javë nga Këshilli I Ministrave "Për përcaktimin e procedurës së kalimit në pronësi të oborreve në përdorim".

Sipas saj me këtë vendim, qeveria shqiptare i jep fund absurdit që e ka zanafillën në vitet e errta të diktaturës, ku liritë dhe të drejtat mbi pronën private dhe individuale, mohoeshin krejtësisht, dhe i hapet rruga e pronësisë së plotë mbi pronën e tyre dhjetra mijëra familjeve shqiptare.

“Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurës së kalimit në pronësi të sipërfaqeve per te gjithe qytetaret e Republikes Shqipërisë, te cilet kane te shenuar në dokumentat e pronësisë se tyre cilesimin "oborr në përdorim" theksoi Mëhilli.

Mëhilli gjithashtu theksoi se ky vendim parashikon edhe regjistrimin e këtyre pasurive në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme. “Autoriteti shtetëror i ngarkuar për kalimin e pronesie se "oborreve në përdorim" në bazë të këtij vendimi është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave e cila do të realizojë procesin në afate të shkurtuara dhe vetëm në një zyrë. AKKP-ja, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës dhe e dokumentacionit nga kërkuesi, jep konfirmimin prane Zyrave Regjisrimit te Pasurive te Paluajtshme për të kryer regjistrimin e pronës” theksoi zëdhënësja e kryeministrisë.

Sipas saj për kalimin e pronësisë, qytetarit i duhet thjesht të paraqesë pranë AKKP-së kërkesë-formularin, drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës rekomande. “Ky vendim është shumë i rëndësishëm për dhjetra mijra familje, pasuritë e të cilëve do të zotërohen perdundimisht prej tyre. Në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë do të fitojnë të drejtën e mohuar deri më sot për të zhvilluar pronat që i trashegonin, i takonin ose u përkisnin” përfundoi zëdhënësja.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›