Paloka: 6 gushti, dita e turpit të opozitës

Nënkryetari i grupit të PD-së Edi Paloka ka deklaruar sot se data 6 gusht regjistroi ditën e turpit për opozitën.
Në një konferencë për shtyp, Paloka theksoi se opozita bllokoi votimin e ligjit për heqjen e imunitetit për të bllokuar marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria.
“Si relator i çështjes theksoj se 6 gushti regjistroi ditën e turpit për opozitën. Pasi PD-ja pranoi çdo propozim të PS-së dhe në fund pranoi variantin e PS-së, Rama urdhëroi mosvotimin e draftit të tij. Platforma e Edvinin është vetëm bllokimi që bëhet për të bllokuar statusin” theksoi Paloka.
Ai ka shtuar se heqja e imuniteti është me rëndësi kapitale për vendin ndërsa ka akuzuar Ramën se me mosmiratimin e ligjit i ka kthyer një përgjigje sovjetike shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.