OceanGate dhe Roja Bregdetare e SHBA besojnë se 5 personat në nëndetësen e zhdukur Titan kanë humbur jetën

Pesë pasagjerët në bordin e nëndetëses të zhdukur Titan kanë humbur jetën, sipas rojës bregdetare të SHBA-së. Roja Bregdetare tha se një pjesë mbeturinash u zbuluan pranë rrënojave të Titanikut të enjten në mëngjes.
Në një konferencë shtypi të enjten, John Mauger i Gardës Bregdetare të SHBA tha se mbeturinat besohet të jenë në përputhje me nëndetësen Titan dhe është e paqartë se çfarë çoi në shkatërrimin e tij.
Zhdukja e anijes çoi në një përpjekje masive ndërkombëtare kërkimi që përfshinte forcat amerikane, kanadeze, britanike dhe franceze.
Në një deklaratë, OceanGate tha se vlerëson “përkushtimin e tyre për të gjetur këta pesë eksplorues, ditët dhe netët e tyre të punës së palodhur në mbështetje të ekuipazhit tonë dhe familjeve të tyre“.
Mbeturinat u gjetën nga një mjet kërkimi nënujor me telekomandë (ROV) rreth 480 m nga rrënojat e Titanikut citon BBC.
/rtsh.al/