Oferta Mazhoranca Nuk ka hetim te pakufizuar

Sot deputeti Astrit Patozi i dorezoi Partise Socialiste pergjigjen per oferten e saj dhe mendoj se kjo pergjigje i ploteson te gjitha kerkesat e opozites. Por nuk eshte ne doren tone hetimi i pakufizuar ne respektojme institucionet u shpreh Berisha.
Ne fakt me ane te nje letre qe mban daten 27 tetor por derguar sot kryetarit te deputeteve socialiste Gramoz Ruci numri nje i deputeteve demokrate Astrit Patozi thekson se ne nje sistem demokratik asnje institucion nuk ka pushtet te pakufizuar dhe nuk mund te ndermarre hetim te pakufizuar.
Jemi dakord te hetojme se bashku cdo ceshtje por kjo ne perputhje me Kushtetuten e vendit parimin e ndarjes se pushteteve Kodin Zgjedhor vendimet te Gjykates Kushtetutese dhe Gjykates se Apelit te cilat kane te bejne me objektin e hetimit te komisioneve parlamentare dhe hetimin e zgjedhjeve.
Prandaj ne propozojme qe te ngreme menjehere Komisionin Hetimor te nisim hetimet per te gjitha ceshtjet qe Ju kerkoni pervec atyre per te cilat ka vendime te formes se prere dhe perfundimtare nga gjykatat e vendit ose jane juridiksion i tyre thuhet ne pergjigje.