E Shtunë, 31 Tetor 2026

SOT PERGJIGJIABerisha rrezon oferten e Edi Rames

/ /

PS SOT NE KUVEND/Kryeministri Berisha pritet ti ktheje sot pergjigje kreut te PS per oferten e dorezuar ne tryezen e thirrur per reformen zgjedhore. Kreu i Qeverise nuk pranon hetim te pakufizuar te zgjedhjeve sic kerkohej ne dokumentin e firmosur nga 55 deputete te PS. Oferta e shefit te maxhorances Hetim materialeve zgjedhore nese digjen fletet e votimit sipas Kodit Zgjedhor ose PS te ankohet ne gjykate dhe te numerohen te gjitha fletet. Deputetet e opozites nuk do bojkotojne Kuvendin sot marrin pjese ne mbledhjet e komisioneve parlamentare

Dhjete dite pas tryezes ku lideri i opozites i dorezoi publikisht nje dokument kreut te maxhorances ky i fundit ka bere gati qendrimin e tij lidhur me keto propozime. Burime te rezervuara prane kryeministrit Berisha bejne te ditur per gazeten Panorama se pergjigjja negative vjen per shkak te shkeljes se disa vendimeve te Gjykates Kushtetuese dhe ligjit per komisionet hetimore. Ne te njejten kohe behet e ditur se kryeministri Berisha do te perserise edhe njehere premtimin e bere ne tryezen me kreun e opozites se nuk do te djege fletet e votimit deri dy muaj para zgjedhjeve te vitit 2013. Gjithashtu maxhoranca eshte e gatshme te pranoje nisjen e hetimit per te gjitha ceshtjet qe ngre opozita ne ftesen e saj me perjashtim te kutive. Ne kete pike shumica propozon serish dy variante. Propozimi i pare eshte qe komisioni hetimor te hetoje materialet zgjedhore por nga ana tjeter te zbatohet neni 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor qe thote se fletet duhet te digjen. Propozimi i dyte i maxhorances eshte qe opozita ti drejtohet Gjykates Kushtetuese ose Strasburgut per kutite e materialeve zgjedhore dhe fletet e votimit nderkohe te nise hetimi i te gjitha pretendimeve te tjera.
Rrezimi i ofertes
Zyrtarisht kryeministri Sali Berisha nuk ka bere asnje koment per oferten qe i beri kundershtari i tij ne tryezen e pare te partive politike per reformen zgjedhore. Ai ka deklaruar vetem qe kjo oferte eshte e njejte me ate te 15 shtatorit por ka shtuar se do ta shqyrtoje ate me seriozitet. Megjithate mesohet se oferta e PS-se nuk pranohet per tri arsye. Arsyeja e pare eshte qe ne piken e trete te projektit te propozuar nga opozita thuhet se komisioni hetimor i Kuvendit perbehet nga 15 anetare dhe kryetari i perket grupit parlamentar te Partise Socialiste. Komisioni perbehet si me poshte.... Me tej jane te renditur tete vende per anetaret socialiste ne komisionin hetimor dhe shtate vende per anetaret e maxhorances. Nderkohe qe ligji i komisioneve hetimore percakton qe komisioni te kete perfaqesim te perafert me raportin e deputeteve ne Kuvend qe do te thote se maxhoranca duhet te kete shumicen ne komisionin hetimor. Arsyeja e dyte eshte hetimi i pakufizuar qe kerkon te beje opozita. Maxhoranca u referohet dy vendime te Gjykates Kushtetuese konkretisht me vendimin nr. 20 date 04.05.2007 dhe vendimin e nr. 22 date 05.05.2010 ku thuhet se objekti i hetimit duhet te jete i percaktuar ne menyre te mjaftueshme kusht ky qe kerkohet per respektimin e parimit te shtetit te se drejtes respektimin e te drejtave themelore te parimit te ndarjes se pushteteve si dhe kompetencave te kufizuara qe disponon nje komision hetimor. Jo vetem kaq por sipas PD-se propozimi i opozites nuk permban fakte per te cilat eshte i justifikuar hetimi. Kete ata e argumentojne me te njejtin vendim te Gjykates Kushtetuese ne te cilin thuhet qe duhet theksuar se komisioni hetimor parlamentar ngrihet kur ekziston ne fakt nje ceshtje ne kuptimin kushtetues dhe jo per te verifikuar nese mund te zbulohet ose te gjendet ndonje e tille ne te ardhmen. Nuk ka bojkot PS sot ne Komisionin e Ligjeve

Deputetet socialiste do te marrin pjese sot rregullisht ne komisionet parlamentare. Te pyetur ne telefon deputete socialiste anetare te komisioneve te ndryshme parlamentare thane dje se nuk kane asnje lajmerim per te bojkotuar komisionet parlamentare. Do te marrim pjese si zakonisht ne mbledhjet e parashikuara te komisioneve parlamentare u shprehen dje disa nga deputetet e grupit parlamentar socialist. Sipas tyre largimi nga mbledhjet e komisioneve parlamentare duhet te vije pas nje vendimi politik te grupit. Marrja pjese ne mbledhjet e komisioneve parlamentare tregon se largimi nga seanca e se enjtes nuk do te jete nje sjellje ne vazhdim e deputeteve socialiste deri ne nje vendim te grupit. Sot do te funksionojne si zakonisht Komisioni i Ligjeve Komisioni i Medias ai i Veprimtarise Prodhuese dhe Komisioni i Sigurise ku socialistet do te jene prezente. Kreu i grupit parlamentar socialist Ruci te enjten gjate seances parlamentare i vuri gjashte kushte maxhorances duke nisur qe nga pergjigja per oferten e bere nga Edi Rama per hetimin e zgjedhjeve e deri tek zbardhja e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi dhe kryetarit te komunes se Terthores Remzi Veseli. Pas reflektimit ndaj ketyre kushteve dhe zbardhjes se vrasjeve Ruci la te kuptohet se vetem atehere socialistet do te rikthehen ne seancat parlamentare dhe pse deri ate dite ata kane diskutuar vetem gjate diskutimeve te lira te 60-minuteshit te pare e me pas nuk kane marre pjese ne votimet e ligjeve apo marreveshjeve te ndryshme. Pritet qe qendrimi i tyre te diskutohet gjate mbledhjes se grupit parlamentar socialist te dites se merkure e me pas te vendoset se si do te vijoje qendrimi i tyre ne Parlament.

Adi Shkembi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›