E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta e PS Severin Tashme topi eshte ne fushen e qeverise

TIRANE- Gjate mbledhjes se Komitetit te Internacionales Socialiste ne nje interviste per mediat Adrian Severin zv presidenti i grupit te socialisteve dhe demokrateve ne PE njeherazi dhe numri dy i komisionit te politikes se jashtme ne PE flet per krizen politike ne Shqiperi duke mirepritur oferten e re te Partise Socialiste per zgjidhjen e ngercit.

Ne kete moment topi eshte ne fushen e qeverise theksoi Severin duke u shprehur se tashme e gjithe pergjegjesia per hapat e metejshme ne lidhje me normalizimin e situates politike ne vend bie mbi qeverine shqiptare.

Pra shpresoj se pergjigja e qeverise do te jete pozitive dhe se nisur nga kjo pergjigje ne mund te punojme per te arritur nje stabilitet te mirefillte politik ne vend dhe jo thjesht nje stabilitet ne dukje dhe me kete stabilitet ne mund te vazhdojme me tej me negociatat dhe mbeshtetjen e perbashket per te permbushur hapat dhe per te arritur standardet per futjen e vendit ne BE. theksoi zyrtari i Parlamentit Europian.

Severin nenvizoi se pavaresisht deshires se evropianeve per te pershpejtuar procesin e integrimit te Shqiperise ne BE kjo nuk mund te arrihet pa tejkaluar mosmarreveshjet e brendshme.

Eshte absolutisht e qarte se me gjithe deshiren tone per ta pershpejtuar procesin e integrimit te Shqiperise ne BE por me gjithe kerkesat e miqve tane socialiste ne Shqiperi te cilet na kerkuan te pershpejtojme kete proces ne nuk mundemi qe thjesht ta fillojme kete proces perpara se te jene tejkaluar mosmarreveshjet e brendshme politike u shpreh Severin.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›