Opinioni i KE per Shqiperine perplas Daul e Fyle
BRUKSEL- Komisioneri Europian per Zgjerimin Shtefan Fyle i eshte pergjigjur kritikave te kreut te grupit parlamentar te Partive Popullore Europiane Xhozef Daul lidhur me opionin e Komisionit mbi Shqiperine.
Sipas deklarates per shtyp te publikuar ne faqen zyrtare te Komisionit Europian Fyle ka mbrojtur opinionin e dhene ndaj Shqiperise dhe progres raportet per vendet e tjera te Ballkanit Perendimor duke thene se behet fjale per nje vleresim mjaft korrekt.
Sa i perket vendit tone ai tha se opinioni vleresoi pikerisht arritjet qe ka bere vendi deri me tani por ishte mese realist se ka ende kritere qe nuk jane plotesuar.
Sfidat me te cilat perballen vendet e rajonit ne rrugen e tyre drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian tashme jane mese te qarta pra keto vende duhet te ndermarrin reformat e nevojshme politike ekonomike ligjore pra duhet te plotesojne kriteret e Kopenhagenit.-ka thene Eurokomisioneri.
Nderkohe drejtuesi i grupimit te djathte europarlamentar Joseph Daul akuzoi dje Komisionin Evropian se ka pasaktesi mbi pergatitjen e opinionit dhe nuk vlereson situaten reale ne Shqiperi.
Asnjehere nuk e kam kuptuar sesi mund te bojkotohet parlamenti. Opozita eshte opozite e kjo eshte demokracia. Ju bej thirrje gjithe partive politike qe te deshmoje pergjegjesi. Personalisht sic e dini jam i sinqerte gjithmone kur pashe raportin e fundit te Komisionit mund tju them se ata qe e kane shkruar raportin nuk kane udhetuar shume e nuk kane diskutuar shume me forcat politike ne vend vecanerisht ne Shqiperi. E them kete ashtu sic e ndjej dhe jo pse kryeministri eshte ketu u shpreh Daul.
e.n/BalkanWeb