E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Oficerë shqiptaro-amerikanë të sigurisë në Tiranë, shkëmbime eksperiencash me forcat e rendit

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Zëvendësshefja e Misionit në Detyrë të Ambasadës amerikane në Tiranë, Kathryn Hammond priti një delegacion nga fusha e zbatimit të ligjit nga Departamenti i Policisë së Nju-Jorkut (NYPD), “Illyrian Society”.

“Illyrian Society” feston trashëgiminë e tyre shqiptaro-amerikane dhe është e përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit dhe komuniteteve të sigurta.

Delegacioni shkëmbeu histori mbi trashëgiminë e tyre shqiptare dhe shërbimin e sigurisë publike me drejtues të Policisë së Shtetit shqiptar dhe përfaqësues të forcave të rendit nga Ambasada në Tiranë.

Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, oficerët e NYPD u takuan me zyrtarë të qeverisjes vendore dhe shfaqën uniformën e tyre të njohur “NYPD Blue”, gjatë festimit të 112-vjetorit të Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë.

1 nga 7

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›