Ohër, u shpëtuan 19 jetë njeriu

Nga 1 korriku e deri sot, shpëtimtarët e Kryqit të Kuq në Ohër kanë shpëtuar 19 jetë njeriu.
Sipas një raporti mujor, shpëtimtarët që kujdesen për pushuesit në bregun e Liqenit të Ohrit, kanë ndërhyrë për shpëtim në 19 raste, ndërsa kanë dhënë ndihmë të parë në 210 raste, shkruan zhurnal.
Për shkak të rritjes së vëllimit të punës, Kryqi i Kuq do të lëshojë së shpejti në përdorim edhe një skaf për shpëtim.
Këtë vit janë regjistruar dy raste të mosrespektimit të vendimit për kufizimin e lundrimit.
Ndaj dy personave, drejtues të motoskafëve, do të ngrihen kallëzime përkatëse./Indeksonline/