Oketa: Greqisë nuk i është dhënë hapësirë detare
Oketa ka deklaruar se ato që kanë bërë matjen e detit janë profesionist dhe i ka vlerësuar të gabuara deklaratat për shitje të atdheut.
“Është e gabuar të akuzosh një teknik që ke shitur atdheun. Kjo është një akuzë shumë e rëndë. Unë kam biseduar dhe jam konsultuar në mënyrë të veçantë për këtë çështje me Kundër-Admiral Gërvenin, i cili është jo vetëm një nga ekspertët më të zotë, por edhe një nga atdhetarët më të mirë”, tha Oketa.
Ai saktësoi se marrëveshja në fjalë nuk e cenon aspak sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë.
“Marrëveshja bazohet mbi një parim të thjeshtë, që është baraslargësia, dhe pikërisht ato rrathë që duken në ato harta tregojnë se në të gjitha pikat e kësaj vije, distanca mes dy vendeve është e barabartë. Nuk më takon mua të hyj në shumë detaje teknike. Por, di të them se është një marrëveshje politikisht e domosdoshme, e cila përcakton njëherë kufirin detar mes dy vendeve, kufi që nuk ka ekzistuar më parë”, tha ish-ministri i Mbrojtjes. Marrëveshja për ujërat detare me Greqinë u firmos mes dy qeverive në prill të këtij viti.