Deri më 30 qershor të kenë përfunduar
29/10/2009 Kryeministri Sali Berisha kërkon nga AKKP shqyrtimin e 8 mijë ankesave
“Të gjithë të marrin përgjigje në mënyrë që Agjencia të shkojë drejt shuarjes natyrale”
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e djeshme të qeverisë se ankesat e ish-pronarëve, që kanë mbërritur në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, do të duhet të përfundojnë së shqyrtuari deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se do të përgatitet një draft i ri ligjor, në të cilin do të sanksionohet detyrimi i Agjencisë për të marrë në shqyrtim të gjitha dosjet e ankesave. Sipas Kryeministrit Berisha, numri i ankesave që ndodhen në zyrat e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, është 8 mijë. Duke u ndalur në zgjidhjen e këtij problemi, shefi i ekzekutivit nënvizoi si tepër të rëndësishme kthimin e përgjigjeve për çdo ankesë. Me përfundimin e këtij procesi, AKKP-ja, sipas Berishës, do të shkojë drejt shkrirjes përfundimtare. Duke sqaruar ndryshimin që i bëhet ligjit, Kryeministri Berisha tha se nuk do të ketë më zgjatje afati për paraqitjen e kërkesave pranë Agjencive të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Megjithatë, Kryeministri Berisha tha se ligjvënësi duhet të autorizojë Agjencinë që të shqyrtojë të gjitha ankesat e paraqitura para datës 30 qershor, të cilat janë 8 mijë dhe nuk mundën të shqyrtoheshin në afatet e përcaktuara. “Ne duhet të autorizojmë me ligj Agjencinë që ankesat e ardhura para datës 30 qershor dhe që kanë mbetur pa u shqyrtuar të marrin përgjigje, në mënyrë që Agjencia të shkojë drejt shuarjes së saj natyrale, përmbushjes së detyrimit dhe ndërprerjes së aktivitetit të saj”, ka deklaruar ai. Shefi i ekzekutivit bëri me dije se nuk do të ketë më shtyrje afati për dorëzimin e ankesave të tjera përtej datës 30 qershor të vitit të ardhshëm. Pas kësaj etape të shqyrtimit të rreth 8 mijë dosjeve të ankesave, që janë depozituar në zyrën e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, mendohet se çështjet do të merren në administrimin e Gjykatës Administrative. Edhe pse kjo instancë, pjesë e sistemit të drejtësisë, ende nuk është ngritur, pasi nuk ka kaluar për miratim në Parlament, mendohet se deri në atë periudhë gjithçka duhet të ketë përfunduar. Në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave thuhet se afati për paraqitjen e ankesave është deri në qershor 2009, dhe se personat që duan të rihapin çështjen duhet të kalojnë përmes gjyqit. Kështu çdo person, i cili mendon se nuk i është dhënë një përgjigje e drejtë apo nuk ka përfituar atë çka ai pretendon, duhet t’u drejtohet gjykatave. AKKP-ja funksionon me qëllimin e rregullimit të drejtë të çështjeve të së drejtës së pronësisë, që kanë lindur nga shpronësimet, shtetëzimet ose konfiskimet, ose të marra në çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti. Gjithashtu AKKP-ja ka për qëllim kthimin në maksimum, dhe atje ku sipas këtij ligji kthimi i pronës është i pamundur, kompensimin e saj. Duke u nisur nga kërkesa e djeshme e Kryeministrit Berisha, AKKP-ja duhet që të angazhohet në maksimum për shqyrtimin e 8 mijë dosjeve të ankesave, që janë depozituar nga ana e ish-pronarëve.
Vorpsi: Qëndrimi totalisht në linjë të gabuar
Nënkryetari i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Reshit Vorpsi deklarohet kundër kërkesës së Kryeministrit Sali Berisha. Për aktivistin e mbrojtjes së pronës, qëndrimi i Kryeministrit është totalisht në linjë të gabuar. Sipas tij, aktualisht po diskutohet hapja e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave, prandaj një nismë e tillë nuk do të funksionojë. Vorpsi thekson se në rastin më të mirë, kreu i qeverisë ka lëshuar këtë deklaratë pasi nuk ka informacionin e plotë. Në një prononcim për “Metropol”, Vorpsi thekson se nuk janë vetëm 8 mijë dosje ankesash në AKKP, por ka edhe shumë të tjera. Madje sipas tij, edhe ato dhjetëra mijëra çështje të shqyrtuara do të kthehen për rishqyrtim, së paku 90% e tyre. Për Vorpsin, në konceptin e Kryeministrit Berisha çështja e kompensimit të pronave është e mbyllur. “Por kompensimi do të përfundojë në momentin kur të gjejë zgjidhje edhe çështja e fundit. Deri atëherë nuk mund të thuhet dhe nuk do të ketë përfunduar zgjidhja e problemit të kthimit dhe kompensimit të pronave”, ka deklaruar Vorpsi.
Plani për romët
Qeveria ka miratuar dje Planin Kombëtar të Veprimit për Dekadën e Përfshirjes së Romëve dhe Egjiptianëve 2010-2015, i cili synon të ndryshojë jetën e romëve dhe egjiptianëve. Kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria do të ketë të njëjtin trajtim për të dyja këto komunitete në përpjekjet e saj, për një ndryshim të madh pozitiv të jetës së tyre, për luftën kundër varfërisë, për strehimin, punësimin dhe shkollimin e tyre.
Dixhitalizimi
Berisha: Çdo ministri të ketë zyrën e IT
Qeveria do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme, në mënyrë që në çdo ministri të instalohet një zyrë, e cila do të ofrojë shërbime të dixhitalizuara. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se Shqipëria në moshën dixhitale është detyrimi më madhor në programin e qeverisë, për të pasur institucione qindra herë më transparente dhe më të shpejta se sot. Kreu i qeverisë u kërkoi ministrave dixhitalizimin e të gjitha procedurave dhe ngritjen e kabineteve të IT-së në të gjitha institucionet, duke planifikuar në buxhetin e vitit 2010 të gjitha projektet e dixhitalizuara. “Procedurat manuale apo jodixhitale janë të mundimshme, të kushtueshme, të ngadalta, jashtë kohe. Është e domosdoshme që në përputhje me këtë përparësi, të ngrini në çdo ministri tuajën drejtorinë e IT-së dhe absolutisht jo duke shtuar personelin, por duke ngushtuar dhe duke treguar se ka ardhur koha për dikasteret tuaja të kalohet në moshën dixhitale”, ka deklaruar ai. Kreu i qeverisë, duke iu drejtuar ministrave, u ka kërkuar që në vend që të angazhojnë këshilltarë filozofë, të marrin njerëz të aftë në IT. Ai ka pranuar se zyra të tilla janë të kushtueshme, por vlerësoi si më të udhës këtë shpenzim se mungesën e transparencës dhe lodhjen e qytetarëve, të cilët duhet të shkojnë nga njëra zyrë në tjetrën. “Në rast se vlerësojmë në këtë këndvështrim domosdoshmërinë e mobilizimit të të gjitha potencialeve njerëzore dhe financiare, përparësimin mbi të gjitha përparësitë e tjera, ne do të realizojmë këtë projekt të madh, i cili do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në të gjithë jetën ekonomike, politike, kulturore, sociale e të gjithanshme të vendit”, deklaroi Kryeministri Berisha. Ai tha se procedurat dixhitale do të rrisin transparencën dhe cilësinë e shërbimit, se dixhitalizimi duhet të shtrihet në të gjitha aspektet duke nisur nga ndihma ekonomike, arkivi i trashëgimisë kulturore, në arsim, zyrat e regjistrimit të pasurive, në sistemin gjyqësor, regjistrimin e tokave etj.