E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa perjashtohet nga Komisioni i Sigurise

Deputeti i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa nga dita e enjte nuk do të jetë më anëtar i Komisionit të Sigurisë, duke humbur kështu të drejtën e votës në këtë Komision.

Lajmi është bërë i ditur gjatë seancës plenare të ditës së sotme, ku kryetarja e kuvendit njoftoi zëvendësimin e deputetit Oketa në Komisionin e Sigurisë me deputetin e PD-së për qarkun e Dibrës, Bedri Hoxha. Ky vendim mësohet se mban firmën e kreut të grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi.

Vetë deputeti Oketa, pas këtij vendimi është shprehur se ndjehet i surprizuar nga një lajm i tillë të cilin e ka marrë vesh përmes medias, gjë që sipas tij tregon një mungesë të theksuar serioziteti nga ana e Kuvendit. Ai akuzoi kryetaren e Kuvendit për këtë vendim, e cila sipas tij e ka kthyer Kuvendin në një institucion qesharak.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›