E Enjte, 5 Nëntor 2026

Olaf Scholz prezanton ekipin e ministrave të SPD-së

Kancelari i ardhshëm gjerman, Olaf Scholz, prezantoi ministrat socialdemokratë të qeverisë së ardhshme në Berlin. Karl Lauterbach, ekspert për shëndetin i partisë dhe fytyrë e njohur e pandemisë në Gjermani, do të jetë Ministër i Shëndetësisë. Hubertus Heil, konfirmohet ministër i Punës, ministre e Mbrojtjes do të jetë Christine Lambrecht, ish-ministre e Drejtësisë dhe më pas e Familjes. Ministre e Brendshme do të jetë Nancy Faeser.

Qeveria e ardhshme do të ketë edhe një ministri të re ndërtimi, për të cilën është propozuar Klara Geywitz.

Svenja Schulze, nga ana tjetër, do të jetë Ministre e Bashkëpunimit për Zhvillim, kurse Wolfgang Schmidt do të ketë delegacionin e brendshëm të Kancelarisë.

Olaf Scholz pritet të marrë detyrën më 17 dhjetor. Ai ka premtuar të rrisë pagën minimale, të shtrëngojë kontrollet e qirave dhe të ruajë të larta investimet publike në një infrastrukturë më të gjelbër e digjitale./A2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›