Zyrtarizohet Liga Mbarëkombëtare

Liga Mbarëkombëtar Shqipëri – Kosovë në pingpong tanimë merr formë zyrtare për vitin 2021. Që do të thotë se marrëveshja e firmosur më 28 nëntor 2020 mes dy Federatave nuk ka mbetur në letër, por do të konkretizohet me aktivitetin, i cili do të zhvillohet në Ferizaj më 11 dhe 12 dhjetor. Një aktivitet që do të bëjë bashkë skuadrat më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës, si për meshkuj, ashtu dhe për femra.
Sipas marrëveshjes do të jenë katër skuadra nga Shqipëria e Kosova në të dyja gjinitë. Kështu për meshkuj në Ligën Mbarëkombëtare nga Shqipëria do të marrë pjesë Elbasani, Tirana Top Spin, SK Tirana dhe Teuta. Për femra Teuta, Tomorri, Elbasani, SK Tirana. Pritet një aktivitet me shumë rivalitet, që vitin e ardhshëm do të bëhet në Shqipëri.