Olimpiada, 150 mijë prezervativë për atletët
LONDER- Ashtu siç zbuloi Hope Soli, portierja e kombëtares amerikane të futbollit për femra në revistën ESPN, në Lojërat Olimpike bëhet shumë seks. Kështu që nuk ka qenë aspak i çuditshëm lajmi se organizatorët e Olimpiadës së Londrës, që starton pas një jave, kanë vendosur në dispozicion të 10.500 sportistëve, 150 mijë prezervativë.
Bëhet fjalë për 50 % më shumë se në Olimpiadën e Pekinit, ku për atletët pjesëmarrës ishin dhënë falas vetëm 100 mijë prezervativë. Në Barcelonë 1992, u shpërndanë 50 mijë, ndërsa në Seul 1988 vetëm 8500. Sipas përllogaritjeve, janë 15 kondom për çdo sportist, por "Daily Mirror" shkruan se kompania "Durex" është gati të bëjë furnizime ekstra në rast se do të kërkohet. Ndoshta do të jetë vërtet e nevojshme nëse kihet parasysh se në fshatin olimpik do të lejohet hyrja edhe e 2818 parterëve të atletëve, ndërsa do të jenë 3500 atletë dhe të ftuar të konfirmuar. Organizatorët kanë vënë në dispozicion edhe teste shtatzanie për sportistet femra.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)