“Demokracia në kufijtë e përkufizimit!”
Është e lodhshme dhe jo në pak raste kur shkohet skajshëm dhe flitet me pasion vetëm për marrjen e pushtetit, gati e neveritshme, ajo ç’ka thuhet për demokracinë. A është ajo për qytetarin e zakonshëm aktiv dhe të përgjegjshëm vetëm si zgjedhjet e lira e të drejta, “Free & faire election”? Apo mjafton të themi se njihen dhe zbatohen liritë e të drejtat e njeriut dhe ndëshkohen me ligj të gjitha rastet kur ato cënohen? Është demokracia drejtim apo sundim në interes të popullit, apo të shumicës duke respektuar edhe pakicën, si edhe thuhet rëndom në librat shkollor? A është demokracia institucionalizëm dhe përfaqësim?! A është demokracia një sistem që ka në qendër jetën e njeriut dhe që kujdeset për individin si institucion? A është demokracia një mënyrë jetese që bazohet tek liria dhe që e edukon njeriun të mbajë marrëveshjen me të vërtetën?! A ka si princip sistemi demokratik se; “Jam i taksueshëm ndaj duhet të jem i përfaqësuar”? Mund të vijojmë me pyetje edhe më tej. Të ndalemi se si dhe çfarë u mësojmë fëmijëve në shkolla në lidhje me demokracinë. Në librin “Edukata Shoqërore 9” gjejmë perifrazime anësore të Aristotelit apo Zhan Zhak Rusosë. Një skeletim i tillë jo vetëm që nuk e jep të plotë nocionin e demokracisë në dimensionet e përcaktimit, por se krijon edhe kuptime jo të qarta e konfuze. Nuk ka shpjegim të termit si etimologji dhe vijimësi institucionale, duke kaluar nga një periudhë në tjetrën, nga një epokë në tjetrën. Nuk ka gjithashtu një përkufizim të demokracisë si sistem ekonomik e shoqëror. Mungon përmbajtja institucionale, ligjore e juridike. Nxënësit dhe studentët nuk ushqehen me argumente dhe teori të ndryshme për demokracinë, si një kulturë antropo-institucionale. Aq sa marrëdhëniet shtet-shoqëri-individ, nuk studiohen me qëllim që të përthithen teorikisht e në aspektin aplikativ njohuri të argumentuara që bindin, se nga dallojnë në këtë mekanizëm themelor; shoqëritë dhe shtetet totalitare, nga shoqëritë dhe shtetet demokratike. Ja çfarë thuhet në “Edukatën Shoqërore” të klasës së 9-të: Ka disa përkufizime të demokracisë. Që në formulim duket se është nisur jo drejtë. Lë të kuptohet se, demokracia mund të përkufizohet në disa mënyra, në vend që të thuhet se nocioni i demokracisë si sistem, si mekanizëm, si raport me liritë dhe të drejtat e njeriut, në raport me shtetin ligjor dhe atë të së drejtës, mund të dimensionohet në përkufizime që dallojnë nga njëri-tjetri, për shkak se secili argument fokuson një aspekt të caktuar të mozaikut.
Gjithashtu kjo shumëllojshmëri përkufizimesh, ka të bëjë më arsyen se në cilin këndvështrim e trajton demokracinë. Do duhet të sqarohet se demokracia zhvillohet e përparon, aq sa sot flitet për “demokratizim të demokracisë”, ndaj lypset që në kuptimin e saj si përkufizim dhe realitet, të jemi të hapur dhe të vëmendshëm sa herë i drejtohemi për ta shpjeguar. Më tej ky tekst shkollor shkruan. Një prej tyre thotë: “Demokracia është qeverisja nga populli, ku pushteti më i lartë i takon popullit dhe ushtrohet drejtpërdrejti prej tij ose prej përfaqësuesve të zgjedhur prej tij sipas një sistemi të lirë elektoral”.
Në këtë përkufizim zbulon pa shumë mundim disa pasaktësira, pse jo edhe gabime. Fillimisht ky përkufizim nuk ka autorë. Cili e ka thënë këtë formulim. Le të hyjmë në anatominë e tij. Demokracia është qeverisje nga populli ku “pushteti më i lartë i takon popullit”. Po a mund të na thonë autorët e këtij teksti, që nuk kanë as grada e tituj shkencor, për të cilët nuk shpjegohet as në tekst, se cili është aktiviteti dhe curriculumi i tyre, se ku e kanë gjetur termin “pushteti më i lartë”? Në logjikë formale nga ky formulim del se, ka pushtet të lartë dhe më të lartë, ka pushtet të ulët dhe më të ulët.
Pse ky konfuzion, kur argumenti shkencërisht është i qartë. Ka pushtet qendror dhe pushtet lokal. Ka pushtet legjislativ, ekzekutiv, pushtet gjyqësor dhe të medias.
Flitet dhe për ushtrim të pushtetit nga individi dhe komuniteti përmes demokracisë së drejtpërdrejt referendare. “Pushteti më i lartë” i autorëve në fjalë, si edhe vijon përcaktimi i zgjedhur prej tyre nga burimi anonim, ecën më tej, më këtë formulim:
“Dhe ushtrohet drejtpërdrejti prej tij ose prej përfaqësuesve të zgjedhur.” Po a mund të na thonë këta autorë se si bëhet në variantin e parë, drejtpërdrejti prej popullit pa përfaqësuesit e zgjedhur? Kur ka ndodhur kështu dhe si ka funksionuar ky lloj pushteti apo kjo lloj demokracie, ku i gjithë populli ka qenë në pushtetin e lartë, të këtyre autorëve?! Dhe mbyllet ky mish-mash në këtë tekst shkollor, me një tjetër logjik formale të munguar dhe me pamjaftueshmëri në përkufizim, pasi shkruhet e zeza mbi të bardhë. “Ose prej përfaqësuesve të zgjedhur prej tij(popullit) sipas një sistemi të lirë elektoral”. A mund të na ndihmojnë këta autorë, se çfarë do të thotë një sistem i lirë elektoral?! Që nuk është i penguar, që është konkurrues, apo që nuk pengon funksionimin e zgjedhjeve dhe numërimin e votave? Po kaq e vështirë do të ishte të thuhej përmes “zgjedhjeve të lira dhe të ndershme!” Kështu si është dhënë ky përkufizim për demokracinë, nuk të lë të kuptosh se nga ndryshon nocioni dhe përmbajtja e sistemit demokratik në shoqërinë që kemi lënë pas qysh nga viti 1990, nga ai që po ndërtojmë prej më shumë se dy dekadash. Për demokraci ose “Demokracitë e reja” flitej edhe në komunizëm. Madje nga Stalini, pati goxha emfatizëm në deklarimin e këtij nocioni dhe realitetit të adresuar të ish-vendeve komuniste.”Në shtator të vitit 1947 Andrei Zhdanov, i cili konsiderohej bashkëpunëtori më i ngushtë i Stalinit, në fjalën për shpalljen e krijimit të Kominformit, grupimi i parë zyrtar i partive komuniste të gjithë botës, që zëvendësoi Kominternin, i quajti “demokraci të reja” Jugosllavinë, Poloninë, Çekosllovakinë, dhe Shqipërinë. “Gjithçka u demaskua pas atij që u njoh si telegrami i gjatë i Xhorxh Kenan, i cili shpjegoi se bëhej fjalë për sistemin komunist që do duhej të zëvendësonte sipas stalinizmit, atë të demokracisë borgjeze sepse ajo i shërbente një pakice dhe jo popullit. Akuza ndaj demokracive perëndimore bënte dhe Hitleri. Në këmbim të saj ai ofronte si nocion dhe realitet një demokraci të “kapitalizmit popullor”. Në librin e tij “Mein Kampf”(Lufta ime) Hitleri e akuzon hapur parlamentarizmin borgjez pasi atje, sipas tij nuk konformohej ‘vullneti i popullit për ekzistencën e vet’”.
Edhe në këto vende e regjime totalitare zhvilloheshin zgjedhje. Në Bjellorusi në ditët tona flitet për sistem të lirë elektoral dhe për një shoqëri demokratike sepse zhvillohen zgjedhjet një herë në katër vjet. Por se demokracia nuk ekzistonte/on në to/atje.
Është me interes të sqarojmë edhe kuptimin mbi rolin e popullit. Formulimi më adekuat është ai i një prej ideatorëve të Revolucionit Demokratiko-Borgjez Hungarez, Lajosh Kossuth që formuloi thënien: “Gjithçka për popullin, asgjë pa popullin dhe kundër popullit”. Pranohet se Abraham Linkolni e mori këtë thënie prej tij.
Si për t’u mos mjaftuar me këtë rrëmujë, po në këtë tekst shkollor, theksohet me insistim se demokracia është sundim. Ja se ç’thuhet më tej. “Edhe pse demokracia sipas përkufizimit është sundimi i popullit, realisht është sundimi i shumicës së popullit”.
Pra është sundim madje i shumicës së popullit”. Duket qartë se akoma nuk është kuptuar se demokracia nuk është sundim por është qeverisje?! Demokracia si sundim shihej në komunizëm ose në sisteme të tjera totalitare. Më tej, populli na u ndakërka, në shumicë sunduese dhe në pakicë të sunduar. Kështu funksiononin demokracitë e diktaturës së proletariatit, që ishin një komedi edhe në formulim sepse edhe hiqeshin si demokraci edhe shpalleshin “Shteti i Diktaturës së Proletariatit”. Dhe demokraci dhe diktaturë, hajde gjeje kuptimin e nocionit. Por, autorët tanë të librit që, duhet t’u mësojnë 15-16 vjeçarëve të sotëm demokracinë, nuk llogarisin se këto gjenerata do të duhet të punojnë e veprojnë së paku, po thuaj deri nga fundi i shekullit XXI. Ata fatkeqësisht qenkërkan të shtrënguar të ushqehen me kësi soji konfuzionesh, për terma themelorë si është ai i demokracisë. Që të shmangi sundimin e pakicës nga shumica, në argumentin shpjegues, autorët nuk ndalen të shkruajnë: “Kjo gjithashtu nënkupton një detyrim të shumicës që të marri parasysh (lexoni me vëmendje, jo të respektojë) të drejtat dhe nevojat e ndryshme(se çdo të thotë kjo e ndryshme, hajde kuptoje, të ndryshme nga të shumicës, apo të shumëllojshme, një dreq e merr vesh) të grupeve dhe pakicave”.
Këto dy fjalët e fundit i vënë kapakun. Edhe grupe edhe pakica. Nuk e kuptojmë dot. Është fjala për pakicën e popullit që nuk sundon, por sundohet duke u respektuar. Po grupet cilat janë?! Hajde gjeje. Alogjika është me brirë sepse edhe thuhet që shumica e popullit sundon dhe lihet në mes kuptimi i artikuluar. Ka një pyetje logjike. Kë sundon? Pakicën! Nëse nuk e sundon sepse ja respekton të drejtat, atëherë kë sundon? Pse duhet të shprehemi sundimi i shumicës së popullit! Por nuk ndalen këtu këta profanë.
Ja çfarë shkruajnë më tej. “Në Shqipëri shumica e votuesve janë shqiptarë, por ka edhe votues që kanë një kombësi tjetër-greke, maqedonase (harrojnë këta autorë libri se ka edhe një pakicë serbo-malazeze dhe kështu respektohen pakicat kombëtare, por ka edhe pakica etnokulturore si romët, egjiptianët e arumunët).”Këta persona gëzojnë të njëjtat të drejta, sikurse shumica e qytetarëve shqiptarë”.
Po mirë more autorë, anëtarët e pakicave kombëtare apo etnokulturore nuk janë qytetar shqiptarë?! Janë qytetar grek, maqedonas apo serbo-malazezë?! Shumica, quhet e qytetarëve shqiptarë, pakica qenkërka e qytetarëve jo shqiptarë. Është e pafalshme që nuk kuptohet nga autorët se edhe një parti e një pakice kombëtare si PBDNJ (Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut) mund të jetë jo vetëm parti parlamentare, por edhe pjesë e shumicës parlamentare qeverisëse. Raporti pakicë shumicë po u ndërmjetësua me mekanizmin e sundimit, si edhe bëjnë autorët e këtij libri shkollor, të shpie tek kuptimi Leninist i shumicës dhe pakicës (bolshevikët dhe menshevikët, të cilët ishin pjesë e demokracisë klasore përjashtuese, ku njëra klasë sundonte tjetrën).
Me sa duket, ende nuk është mësuar e kuptuar ajo që thuhet në ditët tona se: “Demokracia është gjithëpërfshirje, duke ofruar mundësitë e vetëndryshimit për secilin individ”. Po mirë more autorë libri, nëse ka një shumicë të popullit që sundon në demokraci, si e realizon kjo shumicë këtë funksion sundues?! Me institucionet ku ata drejtojnë si shumicë! Kështu do të pranonim se ka instrumente institucionale dhe ligjore që i shërbejnë sundimit. Gjithashtu sundim pa sundimtar nuk ka. Që të shpini deri në fund marrëzinë tuaj, së paku, thuajini nxënësve se cilët janë “sundimtarët” që i shërbejnë sundimit të shumicës së popullit! Për të mos shkuar deri tek ky pragfund, ju rekomandoj të lexoni veprën e John Locke-ut “Traktati i dytë mbi qeverisjen”. Ai tregon se ka një koncept dhe një realitet që e lidh shumicën parlamentare me pakicën parlamentare, është ajo që quhet e “tëra”. Ja si shkruan Locke-u: “Në qoftë se pëlqimi i shumicës nuk do të konsiderohet me arsye si veprim i së tërës, dhe nuk do të jetë i detyrueshëm për çdo individ, atëherë asgjë, përveç pëlqimit të çdo individi, nuk mund ta shndërronte diçka në veprim të së tërës”. Duhet kuptuar se vendimmarrja e shumicës parlamentare apo asaj të këshillit bashkiak është e bazuar në Kushtetutë e në Legjislacion dhe duhet t’i shërbej të gjithë individëve, pavarësisht se ku bëjnë pjesë ata, tek votuesit e shumicës apo tek votuesit e pakicës, janë autoktonë apo pakica kombëtare ose etnokulturore.
Nëse dikush merr nismën të shkruaj apo të flasë për demokracinë, e për më tepër t’ua mësojë të tjerëve, fillimisht do të duhet të jetë vet i qartë, e ta ketë studiuar në thellësi dhe me argumente të bazuara shkencore problematikën e saj komplekse e tejet dinamike.
Për t’i shërbyer një diskutimi profesional, në hapësirën e një debati publik, në faqet e shtypit, si dhe për të ndihmuar modestisht në të( mbase do të mbërrijmë edhe tek autorët e librave shkollor të cilët shkruajnë për demokracinë) po parashtrojë disa përkufizime të demokracisë. Në librin e tij “Vala e Tretë e Demokracisë”, profesori Huntington shpjegon se kuptimi i demokracisë si sundim i popullit, nuk është i mjaftueshëm sepse tregon burimin dhe qëllimin, por se mekanizmi mbetet i diskutueshëm. Ndaj profesori i Universitetit të Harvardit jep si argument në leksionet e tij për demokracinë përkufizimin. “Metoda demokratike është një marrëveshje institucionale për të mbërritur në vendimet politike, me të cilët individët marrin pushtetin për të vendosur për votën e njerëzve me mjetet e një lufte konkurruese”.
Është e kuptueshme çfarë mungonte tek (mos)arsyetimi i librit tonë shkollor.
Institucionet dhe individi. Ky është një ndryshim i thellë që dallon regjimin totalitar nga sistemi demokratik. Tek i pari shoqëria shteti dhe njeriu janë një. Mbi ta është udhëheqja dhe në krye është udhëheqësi. Në sistemin dhe shoqërinë demokratike, e drejta, ligji dhe liritë e të drejtat e njeriut, realizohen përmes institucioneve që bazohen në kushtetutshmëri dhe ndërtohen, funksionojnë e kontrollohen po me ligj.
Në sistemin totalitar nuk ka kuptim termi dhe realiteti, individi si institucion.
Individi trajtohet si i tillë, kur gëzon të drejtën për të menduar me kokën e tij, të drejtën për t’u shprehur lirisht dhe të drejtën për t’u vetëmbrojtur në një sistem gjyqësor si pushteti i pavarur i cili drejtohet nga parimi: “Qytetarët janë të barabartë përpara ligjit”. Qoftë Socialdemokracia qoftë Liberaldemokracia, e pranojnë se sistemi demokratik ka këto tipare:
-Demokracia plurale me shtet ligjor
-Pushteti politik bazuar në Kushtetutë
-Sovraniteti popullor i organizuar në bazë të principeve të shumicës demokratike.
Tabloja vjen tashmë më e qartë. Në thelb është pluralizmi kulturor që e shëron shoqërinë nga dogmatizmi i “partisë shtet” dhe që i hapi udhë “relativizmit partiak”, pa të cilin nuk mund të ndërtohet dhe funksionojë pluralizmi partiak. Demokracia është plurale dhe jo sundim. Ajo bazohet në shtetin ligjor ose si edhe njihet “Rule of Law”. Brenda këtij sistemi realizohet alternimi në pushtet i forcave të ndryshme politike, fal zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në hyrje të viteve ‘90-të të shekullit XX, “Komisioni i Venecias” rekomandoi për ish-vendet komuniste që u futën në udhën e ndryshimeve demokratike; ndërtimin e “demokracisë përmes ligjit”. Në zbërthim të këtij objektivi madhor, arsyeton analisti politik dhe globalisti i shquar Fareed Zaharia, kërkohet: Ndërtimi i ekonomisë funksionale, shpallja dhe respektimi i lirive politike, pjesëmarrja e shoqërisë civile në vendimmarrje përmes oponencës civile që, nuk lejon dehumanizmin e shtetit; si dhe besueshmëria e qytetarëve tek policia dhe gjykatat. Kur themi se pushteti politik është i bazuar në kushtetutë, kjo nënkupton se nuk ka pushtete absolute e të pakontrollueshme. Kushtetuta si ligji themeltar i shtetit nuk shprehet për shumica e për pakica. Bazuar në parimet universale të të drejtave të njeriut dhe në barazinë mes individëve në dinjitetin njerëzor, ky dokument bazal në shoqërinë demokratike, artikulon strikt të drejtat dhe detyrimet e pushteteve dhe institucioneve kushtetonjëse, të cilët janë në shërbim të sovraniteteve të deleguara përmes votimit të lirë e të ndershëm. Profesor Hutingtoni flet për “sovranitet popullor i organizuar në bazë të principeve të shumicës demokratike”, dhe jo për sundim të shumicës ndaj pakicës së respektuar si edhe mësojnë në shkolla fëmijët tanë. Një tjetër studiues i demokracisë është profesori i Universitetit të Kolumbias, Giovani Sartori. Ai është shprehur për demokracinë në këtë mënyrë, e citoj:
“Rruga që të çon nga liberalizmi kushtetues drejt demokracisë është një ‘itinerar i pakthyeshëm’. Madje edhe devijimet europiane nga modeli anglo-amerikan-në fillim konstitucionalizëm dhe kapitalizëm, dhe vetëm pastaj demokraci ishin shumë më pak të suksesshme për sa i takon përftimit të demokracisë liberale”. Dy janë idetë qendrore në këtë përkufizim. Demokracia është liberal-demokraci, që do të thotë se nuk ka demokraci pa lirinë, si dhe problematika e mprehtë dhe mjaft e debatuar se kapitalizmi dhe demokracia nuk mbështeten gjithnjë në të njëjtit parime. Duhet bërë kujdes, se jo çdo lloj kapitalizmi apo “ekonomie e tregut të lirë” e ushqen demokracinë. Madje aktualisht kapitalizmi i tregut është global, demokracia nuk është globale. Kapitalizmi zhvillohet edhe në vende me sistem politik jo demokratik e totalitar, ku mungon pluralizmi politik dhe ku nuk respektohen liritë e të drejtat e njeriut, aq përcaktonjëse për shoqërinë dhe sistemin demokratik. Një tjetër autor me peshë në diskutimet për demokracinë është Thomas Meyer. Kur analizon socialdemokracinë dhe të drejtat bazike, ai ka propozuar mes të tjerave, në përgjigje të këtyre sfidave që, socialdemokracia t’i referohet jo vetëm brendisë së vlerave bazike, por gjithashtu efektit praktik të tyre. E citoj: “Është qëllimi i socialdemokracisë të implementojë të drejtat kulturore, ekonomike, sociale, civile dhe të politikave bazike që kanë të bëjnë me tolerancën në konventat e OKB-së. Ngado në mënyrë të tillë që ato jo thjeshtë të zbatohen formalisht, por të kenë një efekt praktik”.
Ky përcaktim e sjellë të qartë detyrimin se demokracia është edhe një veprim i gjerë social, komunitar e individual i përditshëm, i matshëm dhe i kontrollueshëm.
Së paku qysh nga e “Drejta Romake”, realizimi i të drejtave kur nuk kryhet nga institucionet dhe gjykatat, njeh edhe aksionin civil. Në Shqipëri një diplomat i huaj ka lëshuar ndoca javë më parë, thirrjen për shoqërinë civile, “Vepro tani”. E mirëkuptoj si arsyetim vepro, e mos qëndro më pasiv sepse koha e kufizuar “në tani”, është e pamjaftueshme. “Vepro gjithnjë” për një “Demokraci Funksionale”, do të ishte më e kuptimtë. Kjo lloj veprimtaria lyps edhe një zotërim teorik e kulturor të demokracisë.
Vetëm kështu krijohet vetëdija, gjenden motivet, grumbullohet energjia pozitive e reagimit dhe shoqëria e individit, dinë të kërkojnë llogari për sovranitetet e tyre të deleguara tek shtetarët që kanë marrë përsipër barrën e rëndë të “shërbëtorit publik”.(public servant). “Por, kur tradita demokratike institucionale mungon për shkaqe historike, atëherë do të duhet të jemi të vëmendshëm, pasi format e reja moderne të qeverisjes nuk përshtaten me ambientin njerëzor, me filozofinë e jetës së tyre, me vizionet dhe vullnetin e tyre antropo-historik e antropo-institucional.”
Edukimi me kulturën dhe normat e demokracisë qysh në bankat e shkollës, kjo është sfida jonë pa dilemë, është eseja e hapur që pritet të shkruhet nga të gjithë ne, është tek e fundit, jo për nga rëndësia, mënyra e re e jetesës dhe e veprimit që duhet plazmuar dita ditës e hap pas hapi. Nëse demokracinë e mësojmë gabim rruga është e mbyllur. Nëse demokracinë e mësojmë gjysmak, të tillë do të jemi në udhën tonë të zhvillimit. Nëse demokracinë e mësojmë rrëmujë, të tillë do të jemi si individ dhe shoqëri edhe për dekada të tëra. Demokracia është lojë me rregulla. Si thuhet në liberal-demokracinë amerikane: “Në fillim rregulli pastaj liria”!
(er.nu/GSH/BalkanWeb)