Olimpiada 2020 do të zhvillohet në Tokio

Dhe fituesi është Tokio. Kryeqyteti japonez fiton të drejtën për të organizuar Olimpiadën e vitit 2020. Në Buenos Ajres, kandidatura e japonezëve vlerësohet si më e mira nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që rikthen Olimpiadën në qytetin japonez, pas plot 56 vjetësh. Kandidatura e vendit aziatik në fakt parashikohej dhe në letër si më e forta, pavarsisht frikës që ekzistonte për rrezatimin në zonën e Fukushimës. Gjithsesi projekti japonezëve arriti t’ja dalë mbanë dhe pas Olimpiadës së Rios tashmë stafeta do të kalojë për Tokion.
Në fakt, surpriza e vërtetë ndodhi që në raundin e parë, kur Madridi që shikohej të paktën në finale u mund në balotazh nga Stambolli. Një zhgënjim i madh për spanjollët kur presidenti Zhak Rozh deklaroi se do të ishte kryeqyteti turk ai që do të vazhdonte garën, aq më tepër që Madridi kishte provuar dhe në dy rastet e mëparshme në 2012 dhe në 2016 kur u mund në finale nga Rio De Zhaneiro. Që këtu u kuptua se Tokio mund të ishte favorite dhe në fakt ashtu ndodhi. Në fakt në vendimin për Tokion mendohet se ka ndikuar dhe përvoja e japonezëve në organizimin e eventeve të tilla sportibve, përvec dinamikës, qetësisisë dhe sigurisë që kryeqendra aziatike ofron..supersport.al