Olldashi Autostrada Levan-Vlore hapet ne fund te prillit

Ministri inspekton punimet Shume shpejt gati 16 km e pare. Rruga e perfunduar plotesisht para fillimit te sezonit turistik
Autostrada Levan-Vlore do te jete gati ne fund te prillit. Brenda ketij afati perfundon plotesisht puna ne 16 kilometrat e pare te kesaj rruge. Keshtu shpjegoi dje kreu u Ministrise se Transporteve dhe Puneve Publike Sokol Olldashi gjate inspektimit te punimeve. Ai shtoi se punimet ne kete autostrade po vazhdojne me intensitet te plote qe rruga te jete plotesisht e perfunduar para fillimit te sezonit turistik. Segmenti i pare qe do te jete ne sherbim te trafikut eshte ai nga Novosela ne hyrje te qytetit.
Investimet ne infrastrukture
Ne fund te muajt Prill pritet te hapen per trafikun 16 km e autostrades Levan-Vlore konkretisht segmenti nga Novolesa deri ne hyrje te qytetit te Vlores. Intensiteti i punimeve ne te gjithe segmentet e autostrades pritet qe te finalizoje synimin e ministrise se Puneve Publike dhe Transportit per te bere te mundur hapjen e gjithe autostrades perpara fillimit te sezonit turistik. Po vazhdojne me intensitet punimet ne Autostraden Levan ndashVlore konkretisht ne segmentin nga Novosela drejt qytetit te Vlores - deklaroi dje ministri Olldashi. Ai sqaroi se punimet jane ne fazen e shtrimit te tapetit paketes se fundit te asfaltit. Gje qe do te thote se brenda fundit te muajt Prill apo ne ditet e para te muajt Maj ne do te jemi ne gjendje qe 16 km e para te kesaj autostrade ti hapim per trafikun me synimin qe perpara sezonit turistik te bejme te mundur hapjen e te gjithe autostrades Levan ndashVlore - shtoi ministri. Sipas tij hapja e kesaj rruge do te shtoje ne menyre te ndjeshme turizmin ne bregdetin e Vlores. Hapja teresisht e kesaj autostrade perpara sezonit turistik do te thote nje sezon turistik shume i mire per Vloren dhe nje mundesi shume e mire per te gjithe ata qe do te duan ti drejtohen Vlores per pushime per te arritur aty ne kushte shume komode me nje autostrade me te gjithe parametrat europiane dhe ne nje kohe shume me te shkurter - u shpreh dje ministri gjate inspektimit te punimeve. Autostrada Levan ndashVlore pjese e Korridorit 8 eshte nje nder projektet me madhore te infrastruktures ne vend. Me nje gjatesi 24 km gjeresi 35m 4 korsi dhe shpejtesi levizese te mjeteve 120-130km/ore shkurton ndjeshem kohen e udhetimit duke e bere ate me komode dhe sipas standardeve evropiane. Turizmi eshte cilesuar si nje prioritet i Qeverise Berisha duke e cilesuar kete si nje mundesi te mire per zhvillimin e vendin. Ne kete kuader jane marre nje sere masash dhe politika per ti ardhur ne sherbim zhvillimit te turizmit ku nje rol te vecante zene investimet ne infrastrukturen rrugore.