E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore Flamurtari dhe Skenderbeu vijojne sfiden ne distance

Flamurtari pret ne Vlore Besen. Skenderbeu luan ne Korce ndaj Teutes

Ndeshjet e javes se 25-te te Kategorise Superiore pritet qe te mos ndryshojne gje ne kreun e klasifikimit. Keshtu distanca prej tre pikesh midis Flamurtarit te vendit te pare dhe Skenderbeut ndjekes pritet qe te mos ndrushohet duke qene se te dy keto skuadra do te luajne takimet respektive ne shtepi. Nje tjeter sfide interesante eshte edhe ajo midis Vllaznise dhe Kastriotit. Edhe pse skuadarta ne fjale kane pikesynime krejt te ndryshme shkodranet luftojne per vendin e trete nderkohe qe krutanet per te mos rene nga kategoria takimi do te jete mjaft interesant. Nje tjeter 90 minutesh qe pritet me shume interes eshte edhe ai midis Tiranes dhe Shkumbinit.

Sfida e kreut

Kryesuesit e Flamurtarit do te presin Besen e cila nje jave me pare i ndihmoi duke barazuar me Skenderbeun e vendit te dyte 4 pike pas Flamurtarit qe do te prese ne mbremje ne Korce skuadren e Teutes se Durresit. Si Besa edhe Teuta jane ne kerkim te pikeve qe do ti ndihmonin te siguronin qendrimin ne Superlige kete sezon por perballjet ne fushat e dy skuadrave kryesuese duken si nje mundesi mjaft e veshtire per te marre pike.

Vllaznia per te siguruar vendin e trete

Ne Loro Borici te Shkodres Vllaznia e Mirel Joses pret Kastriotin e Krujes. Pas fitores 21 ne Kupe ndaj Dinamos skuadra shkodrane qe ndodhet e treta me 43 pike ne kampionat kerkon te arrije nje vend ne Kupat e Evropes dhe duke ruajtur vendin e trete ne kampionat mundesia eshte konkrete pasi ndryshe do ti duhej te ngrinte Kupen e Shqiperise gje qe nuk e arriti dot sezonin e shkuar vetem ne sfiden finale ndaj Beses. Nga ana tjeter Kastrioti i Ramadan Ndreut qe gjendet i 8-ti me 29 pike kerkon te marre qofte edhe nje pike ne Shkoder gje qe do ta ndihmonte mjaft ne garen per mbijetese.

Tirana kerkon piket e ktheses

Tirana do te prese ne kryeqytet skuadren e Shkumbinit. Te dyja ekipet vijne ne kete takim pas humbjeve nje jave me pare dhe deshira per fitore eshte mjaft e madhe. Tirana gjendet e 6-ta me 34 pike ne nje prej sezoneve me te dobeta te historise se saj dhe vjen pas dy humbjeve radhazi ne kampionat por edhe pas fitores 1-0 ndaj Beses ne gjysemfinalen e pare te Kupes. Nga ana tjeter Shkumbini qe u mposht 5-2 nga Laci ne Peqin nje jave me pare vjen me trajnerin e ri Kristaq Mile ne stol i cili pritet te perfundoje sezonin e Shkumbinit qe tashme eshte jashte cdo objektivi.

Dinamo udheton ne Lac

Mbyll tablone e javes se 25-te ndeshja Laci ndash Dinamo e cila pritet te jete perballja me interesante e kesaj jave ne Superlige. Vendasit e Stavri Nices vijne pas fitores 5-2 ne Peqin dhe kerkojne te vijojne serine e fitoreve pasi gjenden te 4-t me 37 pike nje hap larg Liges Evropiane. Nga ana tjeter Dinamo e teknikut Artan Mergjyshi e cila humbi 2-1 ne Shkoder ndaj Vllaznise gjysemfinalen e pare te Kupes do te kerkoje te ringjitet ne renditje pasi tashme e sheh veten e 5-ta me 36 pike.

Bylisi mund Elbasanin 2-0

Java e 25-te ka filluar pa surpriza. Ne takimin e pare te vlefshem per kete jave te zhvilluar ne Ruzhdi Bizhuta miqte e Bylisit fituan 2-0 dhe moren tri pike te rendesishme ne luften per mbijetese. Pas ketij takimi ekipi ballshiot ka 27 pike 4 me shume se Besa e vendit te parafundit. Keshtu skuadra e Elbasanit vazhdon te jete e fundit me 12 pike dhe duket plotesisht e dorezuar kete sezon. Kete e tregoi me se miri edhe takimi ku verdheblute jane shfaqur krejtesisht te pamotivuar dhe pa asnje objektiv.

Edhe Bylisi nuk eshte lodhur shume per te permbushur misionin e tij. Ekipi ballshiot i drejtuar nga Agim Canaj tashme ne pankine ka gjetur avantazhin me Gegen ne minuten e 21-te pas nje kundersulmi pa shume pretendime. Pjesa e pare u mbyll me fitoren minimale te miqve ndersa pjesa e dyte solli te njejten panorame. Vetem ne minutat e fundit Bylisi gjeti edhe golin e dyte dhe te sigurise. Ishte sulmuesi Abazaj ai qe fiksoi shifrat perfundimtare ne 2-0 pas nje goli te shenuar fale nje aksioni individual ne minuten e 85-te.

Ndeshjet e javes se 25-te te Kategorise Superiore

Dje

Elbasani-Bylis 0-2

Gega 21 Abazaj 82

Te dielen

Flamurtari-Besa 1300

Vllaznia-Kastrioti 1300

Tirana-Shkumbini 1300

Laci-Dinamo 1300

Skenderbeu-Teuta 1700

Renditja

Nd. Pike

1. Flamurtari 24 52

2. Skenderbeu 24 49

3. Vllaznia 24 43

4. Laci 24 37

5. Dinamo 24 36

6. Tirana 24 34

7. Shkumbini 24 29

8. Kastrioti 24 29

9. Teuta 24 28

10. Bylis 25 27

11. Besa 24 23

12. Elbasani 25 12

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›