E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Nga 15 gushti patentat shqiptare edhe në Itali e anasjelltas

Tiranë, 5 gusht NOA Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka bërë publike marrëveshjen e firmosur me Italisë, për lejimin e patentave shqiptare në shtetin fqinj.

Duke filluar nga data 15 gusht 2009 do të hyjë në fuqi Marrëveshja e firmosur në 27 Tetor 2008 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë Në lidhje me konvertimin e lejeve të drejtimit të shtetasve të vendeve respektive.

Kjo marrëveshje parashikon, njohjen në mënyre të ndërsjelle me qëllim konvertimin e lejeve të drejtimit, për mbajtësit e këtyre lejeve që marrin rezidencën në territorin e shteteve përkatëse.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë 500 mije shqiptarë që janë rezidentë të përhershëm në Itali deklaroi Olldashi.

Konvertimi kërkon përkthimin zyrtar të lejeve të drejtimit dhe të fotokopjes së saj. Veprimet për konvertimin e lejes së drejtimit duhet të kryhen brenda afatit një vjeçar nga marrja e residencës.

Nëse mbajtësi i lejes së drejtimit të lëshuar nga autoriteti shqiptar ose italian vendos rezidencën në territorin e palës tjetër, mund ta konvertoj lejen e drejtimit pa iu dashur të jap provimin teorik ose praktik, me përjashtim të rrethanave të veçanta.

Mbajtësi i lejes shqiptare të drejtimit, që është rezident në Itali për më shumë se 4 vjet, e konverton lejen e drejtimit, duke ju nënshtruar provimeve në rastet kur nuk kanë drejtuar mjete për një periudhë 3 vjeçare shtoi më tej Olldashi.

Sipas tij kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe e kërkuar nga komuniteti i emigrantëve në territorin italian.

Olldashi ka falënderuar stafet e Ministrisë së Transportit qoftë të Shqipërisë qoftë të Italisë për punën e madhe që kanë bërë për këtë marrëveshje, ambasadat, ambasadën tone në Romë dhe Ambasadën Italiane në Tiranë për ndërmjetësimin që kanë bërë për negocim dhe ndjekjen në çdo fazë të kësaj marrëveshje si dhe trupat legjslative për afrimin e shpejt që i kanë bërë asaj.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›