E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pickimet e insekteve, mjekët:Ndihmë në spital

Gjarpëri dhe merimangat janë bërë një kërcënim i madh gjatë kësaj stine. E ndërsa në spitale shtohen çdo ditë rastet, mjekët thonë se fenomeni i kafshimit nga gjallesat helmuese ka ardhur në rritje gjatë 5 viteve të fundit. Më të ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve janë njerëzit që jetojnë në zona rurale dhe punojnë nëpër fusha, megjithatë vejusha e zezë, insekti me helm vdekje prurës ndeshet shpesh edhe në qytete.
Duhet të hiqni dorë nga trajtimet tradicionale në rast se kafshoheni nga një gjarpër apo merimangë helmuese. Mjekët thonë se lidhja e gjymturës apo thithja që rëndom njerëzit aplikojnë në shumë raste, jo vetëm që nuk ndihmojnë, por shkaktojnë dëmtime të tjera.
Në rast kafshimi apo pickimi nga këto gjallesa të rrezikshme, specialistët thonë se në as një rast nuk duhet anashkëluar ndihma mjekësore, e cila duhet të kërkohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›