E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi Opozita shpif per rruget

Deklarimet e opozites per vonesa ne zbatimin e projekteve ne rruget kombetare jane te paverteta. Reagimi ndaj opozites eshte bere nga ministri i transporteve Sokol Olldashi i cili ka specifikuar ecurine e punes ne projekte konkrete te atakuara nga opozita.

ldquoU permenden si deshtime rruga Levan- Vlore dhe Levan- Tepelene. Me duhet te sqaroj qe rruga Levan- Vlore ka filluar asfaltimi. Jane asfaltuar tashme 4 kilometrat e para dhe puna vazhdon me ritem mjaft te mire. Rruga Levan- Tepelene te gjitha punimet ecin brenda programit. Pritet qe ne fund te shtatorit te filloje asfaltimi edhe keturdquo tha Olldashi.

Ministri Olldashi nuk ka nguruar ti kujtoje kreut te opozites vonesat qe bashkia e Tiranes ka ne projektet e saj te rrugeve.
ldquoNa akuzuan per zvarritje. Modelin e zvarritjes e kemi shume afer. Ftoj kryetarin e bashkise te perfundoje rrugen ne anesore te ministrive se ka te pakten kater vjet per 200 metra qe nuk i perfundon dotrdquo tha Olldashi.

Olldashi foli edhe per projektet ne trajtimin e ujrave dhe po ashtu e cilesoi te pavertete deklarimin se ka vonesa ne pagesat per kompanite private qe punojne ne rruge.

Adi Darsi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›