E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: PD-në duhet tja kthejmë militantit

olldashiSokol Olldashi ka qenë sot në Elbasan për turin e tij të takimeve për tu zgjedhur në krye të PD-së. Ai tha se ringritja e Partisë Demokratike nuk fillon nga kryetari i ri, por nga institucionalizimi i marrëdhënies me qelizën bazë, militantët.

PD duhet tia kthejë partinë militantit,  për të vënë në kohë të plotë pune, të gjithë motorët e kësaj force politike, gjigante.

Ringritja, fillimi i ri i Partisë Demokratike nuk fillon nga Kryetari i ri, fillon nga insitucionalizimi i marrëdhënies me qelizën bazë të partisë, asnjeë organizëm nuk mund të funksionojë nqs nuk funksionon qeliza bazq, nqs nuk funksionon AND-ja . Dhe ADN-ja e Partisë Demokratike nuk është Kryetari, nuk është kryesia, nuk është Këshilli Kombëtar, është demokrati i thjeshtë. Partia Demokratike duhet të ndërtojë me shpejtësi inventarin e kontributeve për secilin anëtarë të saj. Vetëm kështu do të jemi në gjendje që ti japim gjithsecilit meritën që ka tha ai.

Olldashi theksoi rëndësinë e një veprimi të fortë opozitar për të kthyer Partinë Demokratike në një kohë sa më të shkurtër, në destinacionin e përhershëm të saj, fitoren. Piramida e gënjeshtrave të Ramës ka nisur të rrëzohet-tha Olldashi dhe PD ka përpara një mur që shembet lehtë.

Shikoni çfarë po ndodh me administratën. Kanë deklaruar për vite me rradhë që ky vend ka 1 milion të papunë dhe sot deklaruan që ka vetëm 5 mijë e 300 aplikime në Partinë Socialiste. Ku janë 1 milion të papunët ?! E gjithë piramida e gënjeshtrave elektorale të Edi Ramës do të fillojë të çmontohet një e nga një. Ne duhet të vazhdojmë dialogun më intensiv të mundshëm me qytetarët shqiptarë për të rrëzuar çdo skemë, çdo premtim, çdo politikë të shpallur, gjoja prej tyre shtoi ai./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›