Olldashi: Rama-Meta kthyen Partinë e Punës. Basha: Rilindja e mashtrimit
Dibër- Kandidatët në garën për kreun e Partisë Demokratike Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha kanë vijuar takimet me simpatizantë të kësaj partie në veri të vendit.
Olldashi u ndal në Peshkopi, Maqellarë, Burrel, Bulqizë dhe në Klosm ku përsëri platfrma e tij u bazua më së shumti në akuzat ndaj koalicionit fitimtar të 23 qershorit dhe kryeministrit të ardhshëm Edi Rama. Nga Peshkopia, Olldashi akuzoi Ramën për politikë destruktive që me konfigurimin e ri në Parlament, rrezikon siç tha ai ta kthejë këtë institucion në një qeli paraburgimi. Koalicioni Rama-Meta i 1 prillit, ktheu Partinë e Punës,- theksoi Olldashi teksa vijoi: ne kemi domosdoshmërisht nevojë që ti godasim, sic kemi goditur Partinë mëmë në vitet 90. Edi Rama i 24 Qershorit është i njëjti i 22 Qershorit. Eshtë një prototip politik që kur ka qënë në pushtet ka prodhuar korrupsion, abuzivitet, klientelizëmJanë 30 njerëz me precedent Brenda listave të Partisë Socialiste dhe jo më Brenda listave, por Brenda Parlamentit të Shqipërisë. Dhe Parlamenti i Shqipërisë nuk është qeli paraburgimi, nuk është vendi ku rrinë horrat dhe kriminelët,- theksoi ai.
Në Burrel dhe në Bulqizë, Olldashi teksa sulmoi aplikimet online për punësim që ka ofruar Partia Socialiste, foli për aksionin opozitar të përqëndruar në mbrojtjen e administratës dhe mbrojtjen e biznesit nga ajo që ai e quan taksa progresive e Rames dhe blloku i shënimeve të Metës.
Olldashi tha gjithashtu se duhet të punohet shumë për militantin e PD-së, nëse kjo forcë do të rikthehet në pushtet.
Instanca më e rëndësishme në Partinë Demokratike , nëse ne duhet të rikthehemi shpejt në shumicë duhet të jetë anëtari i thjeshtë i Partisë, militanti, të cilit nuk i dimë emrin,- th ai.
Basha: Do ta kuptoni koston e mirëbesimit tek “rilindja” e mashtrimit
Ndërsa kandidati tjetër për postin e kreut të PD-së, Lulzim Basha u ndal në Tropojë, Has, Rrëshen dhe njësinë bashkiake numër 2, në Tiranë për të prezantuar platformën e tij.
Basha ashtu si edhe Olldashi ka akuzuar kreun e PS-së teksa e ka quajtur mentalitet anti-shtet konkursin e hapur nga Edi Rama, për punësimin e militantëve online. Ai paralajmëroi edhe një herë angazhimin e juristëve më të mirë në vend, për të mbrojtur çdo punonjës që do të largohet në mënyrë abuzive nga puna.
Ndërsa vazhdoi: PD-ja do të garantojë, që edhe ata të mashtruar të 23 qershorit ta kuptojnë koston e mirëbesimit tek rilindja e mashtrimit. Ne do të na kenë mbi kokë ditë për ditë, për ti kujtuar se kanë premtuar 300 mijë vende të reja pune, se kanë premtuar heqjen e taksës për biznesin e vogël, se kanë premtuar shëndetësi falas për çdo shqiptar. Opozita shqiptare nuk mund të mjaftohet vetëm me kaq, në kushtet e kësaj mazhorance. Ne duhet të jemi gati sot, tu paraqesim shqiptarëve platformën tonë, se ne jemi dhe mbetemi e vetmja shpresë e Shqipërisë së zhvilluar evropiane- deklaroi Basha.
Basha theksoi se në platformën e tij parashikohet që vendimmarrja në PD, të bëhet me pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe simpatizanti të kësaj partie, përfshirë jo vetëm zgjedhjen e drejtuesve të partisë por edhe kandidaturat për drejtues vendorë apo deputetë.
Pika e parë e platformës sime për këtë fillim të ri është që çdo vendim politik apo organizativ i PD, të nisë nga anëtarët dhe militantët e PD, kudo që ndodhen