Olldashi: Rama, ngazellim i turpshem per ngjarjen ne tunelin Thirre-Kalimash
Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, reagoi dje ndaj deklaratave te kryesocialisti Edi Rama, duke theksuar se eshte rasti i pare qe nje drejtues opozite i lejon vetes te ngazelleje dhe te ngreje mbi ngazellimin, spekulime te turpshme. "Kryetari i Partise se Bashkise, ne nje akt rrugacerie te pashembullt politike, doli perpara shtypit per te shfaqur gezimin e tij te pakontrolluar, per ngjarjen e ndodhur kater dite me pare ne galerine jugore te tunelit Thirre -Kalimash", reagoi Olldashi. Sipas tij, ne deklaraten qe ka bere perpara mediave me 09.10.2009, pra ekzaktesisht nje muaj me pare, eshte njoftuar se: "Tuneli do te mbyllet me qellim qe t'i jepet mundesi kompanise ndertuese, te perfundoje instalimin e pajisjeve elektromekanike, te domosdoshme per funksionimin e tij, si dhe per te sistemuar presionin e krijuar nga nje shtrese gjeologjike jo e qendrueshme ne nje segment te vogel, nje situate kjo e paparashikuar, per te cilen kontraktori po punon ne vijimesi". Edhe ndaj rreshkitjes se dates 5 nentor, kane mbajtur te njejtin standard transparence dhe kane informuar publikun per cdo zhvillim. "Nje situate pothuajse identike me tunelin e Thirres haset ne tunelin e linjes se shpejtesise se larte, Lion -Torino. Ne kete tunel, punimet per te cilin kane nisur me 2003, ne vendin e quajtur "St. Martin La Porte" ka pasur konvergjenca te vazhdueshme, deri ne 2 metra spostim te mases shkembore, por nuk eshte pare ndonje drejtues i opozites franceze te festoje per kete", paralelizoi ministri i Transporteve. Sipas Olldashit, fenomeni gjeologjik qe ndodh ne tunelin e Thirres, ishte i paparashikuar dhe fenomene te paparashikuar ne brendesi te maleve, ne punime te tille jane te pritshem. Ai theksoi se tuneli do te hapet vetem kur te perfundojne punimet e sigurise dhe te elektromekanikes.