E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imeraj: Olldashi, trego cfare ka ndodhur ne tunelin e Kalimashit

Zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj, reagoi ndaj deklarates se ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi, duke e cilesuar si nje perpjekje te turpshme per te mos thene te verteten. "Ne nje perpjekje te turpshme per te mos thene perseri te verteten, ministri foli per shembjet qe kane ndodhur ne France, ne Turqi, ne Itali, ne Zvicer, madje edhe ne Kine, po nuk tha cfare ka ndodhur konkretisht ne tunelin e Kalimashit", reagoi zedhenesja e PS. Ajo rikerkoi ne emer te PS, qe Ministria te thote se cfare volumesh jane shembur, pse jane shembur, cila eshte kostoja shtese e ketyre volumeve dhe te thote po ashtu, pse nuk jepet nje informacion korrekt e i detajuar, pse nuk lejohet qe as media te beje detyren e saj karshi publikut. "Sa per paturpesine dhe rrugacerine, zoteria mund t'i gjeje me shumice ne gjuhen e tij tradicionalisht skandaloze, po kurrsesi ne kerkesen e llogarise se opozites, qe do te behet perdite e me e forte perballe kesaj keqqeverisjeje qe po degradon perdite ne keqberje", komentoi deklaratat e Olldashit, zyrtarja e selise roze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›