E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Rama nuk kërkon të mbrojë gjelbërimin por pallatet

Ministri Solol Olldashi ka reaguar sot në lidhje me projektin e Unazës së Madhe të kryeqytetit duke i cilësuar deklaratët e Bashkisë së Tiranës si politike dhe jo infrastrukturore.
 

Në një konferencë për shtyp ministri Olldashi ka theksuar se qeveria nuk mund të mbajë peng projektin e qeverisë për Unazën e Madhe që është aq e domosdoshme për kryeqytetin për interesat individuale të kreut të bashkisë Edi Rama.
 

“Pas tentativave të shumta me Bashkinë e Tiranës ne kemi nisur punimet për Unazën e Madhe të kryeqytetit dhe punimet kanë nisur me ndërtimin e lotit nga fundi i rrugës së Komunës së Parisit deri tek rruga e Elbasanit” theksoi Olldashi.
 

“Ne kemi bërë çdo përpjekje për të mbrojtur Kopshtin Botanik dhe jemi në kontakt me autoritet shkencore të Kopshtit për të shmangur edhe metrin e fundit të gjelbëeirmit që do të prekej nga unaza” theksoi më tej Olldashi.
 

Ai gjithashtu theksoi se nuk ka asnjë ndryshim nga projekti i Bashkisë së Tiranës bashkia në gjurmë dhe çdo deklaratë tjetër është spekulative.


“Unaza duhet të kalonte tek Kopshti Botanik. Nuk i kemi hyrë Kopshtit mes për med por kemi prekur minimumin e gjelbër të Kopshtit Botanik” theksoi Olldashi duke theksuar se ka vetëm një divejim nga projekti i vitit 1989 sepse ky territor është ndërtuar me pallate të dhëna nga Bashkia.

Ai gjithashtu theksoi se Bashkia e Tiranës nuk kundërshton gjelbërimin por projektin e Unazës së Madhe që sipas tij është mjaft i rëndësishëm për kryeqytetin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›