E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Rruga ka qenë e rikonstruktuar, nuk ka qenë ajo shkak për aksidentin

Share

Ndërkohë që gjithë shqiptarët po ndjekin dramën e aksidentit fatal në Himarë, Ministri i Transportit, Sokol Olldashi është i pari që kujdeset të tregojë se nuk është fajtore qeveria për këtë aksident. Edhe pse po bëhen disa aksidente të rënda me autobusë në Shqipëri vitet e fundit, Olldashi tha se aksidenti nuk ka ndodhur për shkak të rrugës sepse ajo ka qenë e rikonstruktuar.

Rruga ka qenë e mirë sepse është rikonstruktuar. Nga informacionet e para që kemi nuk ka qenë shkak rruga për aksidentin. Mendohet se ka qenë një humbje vëmendje e shoferit, por mbetet për tu verifikuar, tha Olldashi.

Ndërkohë, i pyetur nëse ka pasur probleme teknike mjeti dhe se si kontrollohet autobusët që qarkullojnë në rrugët shqiptare, Olldashi tha: Hetimi sapo ka nisur dhe rezultatet do i merrni kur ai të mbarojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›