E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca e KiE, Haxhinasto: Prioritet, diversiteti dhe toleranca

Prishtië- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka deklaruar se prioriteti i Shqipërisë në krye të Këshillit të Evropës do të jenë çështjet e tolerancës dhe diversitetit.

Në një intervistë për RTK ai është shprehur se shteti ynë do të vazhdojë nismat e ndërmarra nga Britania por një vëmendje e veccantë do ti kushtohet edhe djalogut ndëretnik dhe kulturor.

Një prioritet i vazhdueshëm do të jetë ai i decentralizimit, që përbën në fakt një prioritet të rëndësishëm për Këshillin e Evropës. Në bllokun e dytë do të rendisja ato që presidenca jonë do ti ketë në theks të veçantë. Unë do të nënvizoja çështjet e tolerancës, diversitetit dhe motoja jonë është Të bashkuar në diversitet, për të cilën do të zhvillohen aktivitete të rëndësishme si në Këshillin e Evropës ashtu edhe në Tiranë. Po ashtu presidenca jonë do të vazhdojë të promovojë vlera të tilla të Këshillit të Evropës siç janë dialogu ndëretnik, dialogu ndërfetar dhe dialogu ndërkulturor. Do të promovojë më tej marrëdhëniet në rajon midis fqinjëve, me qëllim që të induktojë sa më shumë vlerat e bashkëpunimit, të tolerancës dhe të integrimit që Shqipëria i ka promovuar vazhdimisht dhe i jepet mundësia për ti promovuar në një pozicion të tillë siç është ai i presidencës së Këshillit të Evropës,- ka deklaruar Haxhinasto.

I pyetur në lidhje me hetimet mbi akuzat e Dick Martin ai u shpreh se do të bashkëpunohet me EULEX për të zbardhur të vërtetën dhe deklaratat e tij i ka cilësuar si politike.

Mënyra më e mirë për të mbyllur njëherë e përgjithmonë akuzat e zotit Marti është që të realizohet i plotë hetimi nga Task Forca e EULEX-it, nga Task Forca evropiane. Tashmë legjislacioni në Shqipëri është miratuar që të realizohen ato hetime, për të cilat kjo Task Forcë ka bërë planin e saj. Dhe, kështu mendoj që i japim një përgjigje të merituar pretendimeve të Dik Martit apo dhe të, do të thoja, të pretenduesve të tjerë, që, në fakt, janë pretendime të cilat nuk kanë asnjë lloj baze realiteti. Por, është e qartë se janë qëndrime mirëfilltas politike dhe synojnë të ngrenë një re mosbesimi mbi faktorin e rëndësishëm shqiptar në rajon, faktor i cili është gjithmonë e më shumë konstruktiv, gjithmonë e më shumë kontribues për rajonin për të ardhmen europiane të tij,- vijoi ai.

Gjithashtu Haxhinasto ka thënë se një prioritet do të jetë dhe integrimi i Kosovës në NATO dhe në BE. Sipas tij Shqipëria do të japë ndihmën e saj për negociatat me shtetet antare të BE- së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›