Olldashi: Tuneli hapet rreth 15 majit

Ky është informacioni që jep ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, në një intervistë për gazetën “Shqip”.
Sipas tij, punimet në tunelin e rrugës Durrës-Kukës po ecin shumë mirë dhe shembja e një pjese të galerisë tashmë është një problem i tejkaluar.
Por Olldashi flet dhe për konfliktin e lindur mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për sheshin “Skënderbej”.
Ministri thekson se Edi Rama nuk do të lejohet të zbatojë një projekt të pamiratuar në qendër të Tiranës, i cili ka si qëllim kryesor ngritjen e një pallati shumëkatësh përpara hotelit “Tirana”.
Në lidhje me situatën politike në vend, deputeti i PD-së, Olldashi, thekson se PS nën urdhrat e Ramës po dëmton vetëm veten, duke bërë që selia rozë t’i ngjajë një brefotrofi horrash.
Ai deklaroi se opozita me bojkotin e saj nuk kushtëzon dot as reformat e qeverisë dhe as integrimin e vendit. Nga ana tjetër, Olldashi shpreh bindjen se në zgjedhjet lokale të 2011-ës, Tiranën do ta fitojë kandidati i Partisë Demokratike.