E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi dhe Basha vazhdojne garen

Kandidati për kryetarin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, në një takim me aktiviste të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, propozoi që kjo strukturë të funksionojë si një degë brenda PD.

Gjatë prezantimit të programit të tij në Tiranë, Olldashi ritheksoi propozimin për rikthimin në Kryesinë e PD-së, të drejtuesve politikë në rrethe. Olldashi kërkoi të zbatohet një format i ri organizimi në degën e Partisë Demokratike në Tiranë. "Ne kemi nevojë urgjentisht të ndryshojmë strukturën e organizimit të Partisë Demokratike në Tiranë. Është e pamundur që Kryetari i Partisë Demokratike në Tiranë, gjatë një mandati 4-vjecar të arrijë të takojë të gjitha seksionet e degës që ka në parti. Pra domosdoshmërisht duhet të ndajmë këtë strukturë, në disa degë. Në kemi të njëjtën strukturë unike organizative në Polican, që është një qëndër e vogël urbane dhe të njëtën në Tiranë që është 1 milionë banorë", tha Olldashi. Gjatë takimeve të zhvilluara në Bërzhitë dhe Kamës kandidati Olldashi deklaroi se demokratët do të përfshihen shumë shpejt në aksionet opozitare për t’u rikonfirmuar shumicë. "Kjo Parti nuk ka kohë për të ndenjur në opozitë. Kjo parti është bërë për të qeverisur Shqipërinë dhe për ta cuar këtë vend, aty ku ne të gjithë kemi kërkuar që në dhjetorin e 90-ës. Kjo parti duhet një orë e më parë të rikthehet forcë shumice, forcë qeverisëse në Shqipëri", tha Olldashi. Ndërkaq, kandidati tjetër Lulzim Basha është ndalur në Lezhë, Kukës dhe Laç. Basha ka paralajmëruar se menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të PD do të bëjë një analizë të thellë të rezultatit të 23 qershorit, duke dëgjuar zërin e çdo anëtari. "Në vullnetin tim personal sot dhe dhënë besimi juaj në vullnetin tim si kryetar i ri i Partisë Demokratike, që gjëja më e rëndësishme që duhet bërë dhe do të bëhet është analiza e plotë, e gjithanshme dhe me përfshirjen e çdo anëtari të PD, e zgjedhjeve të 23 qershorit, jo për të bërë koka turku, as për gjueti shtrigash, natyrisht as për të larë duart nga përgjegjësitë por për të parë sy me sy njeri – tjetrin, çfarë gabimesh bëmë, në mënyrë që në bazë të këtyre gabimeve, të sigurojmë anëtarësinë e plotë të PD dhe mbështetësit tanë, se do të mësojmë prej tyre dhe do të kthehemi më të vendosur dhe më të fuqishëm se kurrë", tha Olldashi. Përballë mazhorancës së mashtrimit, sicc e cilësoi ai, Basha ka paralajmëruar se do të qëndrojë e fuqishme, opozita e drejtuar nga PD. Basha ka theksuar edhe një herë se nën drejtimin e tij, Partia Demokratike do të hartojë një platformë me anë të cilës të bëhet e mundur vlerësimi i kontributit të çdo anëtari të PD, nga themeluesit e deri tek më të rinjtë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›